Lajme

Kurti e ka një mesazh për Edi Ramën, lidhet me Vuçiqin

Autori: Gazeta inFokus 23:08 | 15 February 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk është e vërtetë që raportet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, janë të këqija.

Ai në Klan ka thënë se raportet mes dy kryeministrave janë shumë më të mira se sa paraqiten, por që ka pika ku të dy dallojnë. Njëra pikë është mendimi i kundërt për iniciativën “Ballkani i Hapur”

“Besoj që dallimi i cili është më i njohuri është raportet në rajonin e Ballkanit Perëndimor unë besoj se Ballkani Europian dhe demokratik është mjaftueshëm i hapur dhe e ardhmja është në Bashkimin Europian.”, tha Kurti.

-Advertisement-

Tutje, kur u pyet se çfarë pyetje do të kishte për Ramën po të mund ta intervistonte, Kurti tha se nuk ka pyetje por vetëm një porosi.

“Atij do i thoja që të ketë më pak shpresa në presidentin serb Vuçiq, i cili është i pandashëm nga presidenti despotik rus Putin”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera