Lajme

Kurti e Hamza ende në takim: A do të arrihet marrëveshje sot?

Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 03 October 2026

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, prej rreth dy orësh ndodhet në zyrën e kryeministrit Albin Kurti, ku po zhvillohet një takim mes dy liderëve.

Takimi ka nisur rreth orës 17:00 dhe gati pas dy orësh, ende nuk ka përfunduar, shkruan Reporteri.net.

Ky është takimi i dytë mes Hamzës dhe Kurtit brenda 24 orësh. Ata ishin takuar edhe të premten, por takimi i parë përfundoi pa një marrëveshje.

-Advertisement-

Nuk dihet ende nëse takimi i sotëm do të prodhojë ndonjë marrëveshje apo dakordim mes palëve.

Pas përfundimit të takimit pritet të shihet nëse Hamza dhe Kurti do të dekalrohen për media apo jo.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy