Kurti e çon zëvendësen në tryezën amerikane për Asociacionin, ZKM s’tregon se a shkon edhe ai
Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 25 January 2023
Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Emilija Rexhepi ka konfirmuar se do të marr pjesë në takimin e organizuar nga ambasda amerikane më 31 janar në Prishtinë për të diskutuar rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Ajo ka thënë se ftesës i është përgjigjur pozitivisht, pasi që SHBA është faktor stabiliteti dhe paqeje për gjithë Ballkanin e në veçanti për Kosovën.
“Pra, unë do të jem e pranishme në takim dhe sigurisht që është një takim konsultativ, Ne do t’i shprehim qëndrimet tona dhe shoh që sektori i synuar evropian është i ftuar. A do të thotë ky takim që Asociacioni vetëm do të nisë të zbatohet? Jo, nëse e shihni qëndrimin tim personal, jo vetëm qëndrimin e qeverisë, është një”, ka thënë ajo për transmetuesin publik.
Zëvendëskryeministrja Rexhepi ka thënë se qëndrimi i saj personal është kundër formimit të Asociacionit njëetnik.
“Qëndrimi im personal është se gjithmonë kam qenë kundër formimit të komunave etnike, kundër formimit të komunave me një kombësi. Shihni çfarë ndodhi. në Bosnje-Hercegovinë, Republika Srpska e ka bërë gjithë këto vite dhe gjithë procesin e federatës së Bosnje-Hercegovinës si një shtet i ndenjur. Cilat janë dëmet materiale të mëdha dhe njerëzore të shkaktuara nga lufta e viteve nëntëdhjetë, dhe gjenocidi i Srebrenicës, çfarë ndodhi me boshnjakët dhe përkundër gjithë kësaj deri më tani, Bosnja ishte goditur me gurë në çdo kuptim. Dhe sot, nga paramendimi, ne si qeveri po bëjmë gjithçka që kjo të mos ndodhë”, ka deklaruar Rexhepi.
Ajo ka theksuar se me asociacion një etnik diskriminohen nacionalitetet tjera të cilat jetojnë në komunat veriore të Kosovës.
Ndërkohë, nga qeveria nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë tryezë. Përveç zëvendëskryeministres Rexhepi, pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq.
Ambasada amerikane në Kosovë, e ka konfirmuar për Gazetën Express se më 31 janar do ta organizojë një diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.
Në një përgjigje për gazetën, zëdhënësi i ambasadës, ka deklaruar se të ftuar janë përfaqësues të shoqërisë civile, zyrtarë të qeverisë, liderë politikë dhe diplomatë.
“Më 31 janar, ambasada amerikane do të mbajë një diskutim mbi Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në Kosovë. Kemi ftuar një grup divers nga liderët e shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë për të diskutuar mbi këtë pikë”, është thënë në përgjigje.
Të tjera
-
Letra e evropianëve për Kurtin, Rama: Kosova ta bëjë pjesën e saj nga A në Zh, pa pyetur çka duhet të bëj Serbia
Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që ...
-
Detajet e fundit nga helikopteri i rrëzuar i presidentit iranian – ka pasur kontakt me anëtarët e ekuipazhit
Është bërë kontakt me një pasagjer dhe një anëtar të ekuipazhit të helikopter...
-
Kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i cili është zhdukur në malet e Iranit pa...
-
Njoftimi nga Uashingtoni për takimin Allen-Kurti, nënvizohet mbështetja e SHBA për dialogun me Serbinë
Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin e Nënsekretares p...
-
AAK po rritet në Gjermani, Haradinaj: Jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thën...
-
Përleshen familjarët në Shtime – tre nga ta përfundojnë në Qendrën Emergjente të Ferizajt
Tre anëtarë të një familje në Shtime dërgohen në Emergjencë, dyshohet se u rr...
-
350 kandidatë i nënshtruan testit për pozitat e 24 prokurorëve të rinj të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) organizoi mbajtjen e Testit Kualifikues,...
-
Ekipet e ASK-së do të vazhdojnë regjistrimin e qytetarëve në 11 komuna
Qytetarët e 11 komunave do të mund t’i shfrytëzojnë edhe pesë ditë që të regj...
-
Osmani nesër pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit
Nesër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministren për Zhvill...
-
Raportohet se është gjetur helikopteri i rrëzuar në të cilin ishte Presidenti i Iranit
“The Guardian”, duke iu referuar raportimit të televizionit shtetëror të Iran...
-
Tahiri: Arratisja e Sekiraqës dështimi i radhës i drejtësisë, një arsye më shumë për zgjedhje
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i li...
-
Rrëzohet helikopteri i presidentit të Iranit, ai ishte brenda tij
Një helikopter që transportonte presidentin Ebrahim Raisi është dashur të bëj...