Kurti bllokon 145 milionë euro investime në energji e miniera, aprovon 11 milionë euro për përpunimin e pemëve
Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 22 September 2021
Pasi bllokoi investimet qindra milionëshe në fushën e energjisë dhe minierave, Qeveria e Kosovës të mërkurën i ka dhënë statusin e Investitorit Strategjik kompanisë kosovare që do të investoi 11 milionë euro për përpunimin e pemëve.
Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, në mbledhjen e qeverisë ka thënë se ky investim do të kontribuoi direkt në rritjen ekonomike të vendit.
“Pas një analize rishqyrtimi, do të implimentojë përpunimin e pemëve, në fund të vitit 2025 sipas planit pritet të jenë 38 mijë metra katrorë që investimet e tejkalojnë buxhetin prej 11 milionë euro”, është shprehur ministrja Hajdari.
Por, ditë më parë e njëjta u ka dhënë një goditje të fortë investitorëve strategjikë të Kosovës.
Gazeta Infokus ka siguruar dokumente që dëshmojnë se dy projekte qindra milionëshe në fushën e energjisë dhe minierave, që kishin marrë statusin e ‘Investitorit Strategjik’ nga qeveria e kaluar dhe po prisnin të nisnin investimet në Kosovë, ka vendosur t’i kthejë në rivlerësim.
“Cicavica Wind Farm 1 L.L.C.”, projekt i kompanisë franceze “Akou Energy” që do të investonte mbi 100 milionë euro për prodhimin e energjisë së ripërtërishme nga era dhe “Moxico – Luma Kosovo Mining L.L.C”, që do të investonte mbi 45 milionë euro për nxjerrjen e pasurive nëntokësore nuk po shihen me interes nga Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti.
Sipas një korrespodence mes ministres Hajdari me ministrave të kabinetit qeveritar- anëtarë të Komisionit për Investimet Strategjike, shihet se të dyja këto projekte edhe pse kanë kaluar të gjitha fazat e vlerësimit dhe po prisnin dritën e gjelbër nga Kuvendi i Kosovës nuk do vazhdojnë tutje.
Ndërkaq, kompania të cilën e ka rekomanduar ministrja Hajdari kishte një kontest ligjor të hapur me Ministrinë e Bujqësisë.
“Kosmonte Foods” sipas saj i ka tejkaluar pengesat që kishte në të kaluarën me Ministrinë e Bujqësisë janë tejkaluar.
“Pasi kishte disa çështje të ngritura të cilat kishin të bënin me Ministrinë e Bujqësisë, konkretisht me Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, të cilët pretendonin se kishin nisur procedura ndaj subjektit. Subjekti zyrtarisht ka sjellë vërtetim nga institucionet se nuk ka asnjë pretendim të ngritur ndaj tyre në proces dhe të gjitha çështjet e pretenduara nga Agjencioni i Pyjeve tashmë kanë kaluar 2 vite prej se që janë ngritur”, thuhet në shkresën e ministres Hajdari.
Kjo edhe është marrë si bazë nga Qeveria e Kosovës që të ia njoh statusin e investitorit strategjik kësaj kompanie./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...