Lajme

Kurti bën përmbledhje të vizitës në SHBA: Në fokus drejtësia, siguria dhe e ardhmja euro-atlantike

Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 27 September 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një përmbledhje të vizitës së tij në SHBA gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ai tha se gjatë takimeve me liderë, zyrtarë të lartë dhe drejtues të institucioneve ndërkombëtare janë diskutuar çështje të rëndësishme për Kosovën.

Kurti përmendi aktgjykimin në Hagë, personat e zhdukur gjatë luftës, përfshirjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në delegacionin shtetëror, si dhe temat e ekonomisë, sigurisë, mbrojtjes dhe integrimit euro-atlantik.

-Advertisement-

Ai veçoi gjithashtu takimet me mërgatën shqiptare në New York.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy