Kurti: As pas 30 javësh s’ka aktakuzë për Radoiçiqin
Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 14 April 2024
Lëvizja Vetëvendosje e ka mbajtur mbledhjen e radhës së Këshillit të Përgjithshëm të saj.
Aty foli kryetari i LVV-së njëherësh kryeministri Albin Kurti, i cili renditi sukseset e qeverisjes së tij.
Ai tha se as pas 30 javësh prej sulmit terrorist në Banjskë nuk ka aktakuzë ndaj organizatorit Milan Radoiçiq.
“Sot po hyjmë në javën e 30-të prej sulmit në Banjë nga kryekrimineli Milan Radojiçiç, por ende nuk ka aktakuzë nga Prokuroria e Shtetit për sulmin terrorist që na vrau rreshterin dhe heroin Afrim Banjaku. Sulm për të cilin ai pranoi publikisht pjesëmarrjen dhe autorësinë. Edhe java e tretë po të ishte pa aktakuzë do të duhej të ishte problem se lere më java e 30-të në të cilën hyjmë sot”, tha ai.
Kurti pati edhe kritika për sistemin e drejtësisë në vend.
“Gjysma e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Qeverisë, vetëm 1/3 është e kënaqur me punën e prokurorëve dhe të gjyqtarëve”, theksoi shefi i qeverisë.
Tutje, para anëtarëve numri një i Lëvizjes Vetëvendosje tha se në veri është ulur ilegaliteti dhe është shtuar ligjshmëria e siguria.
“Janë mbyllur 27 rrugë ilegale, janë shkatërruar nëntë laboratorë droge, gjashtë të kriptovalutave dhe katër depo të armatimit. Janë sekuestruar alarme e kamera të strukturave ilegale dhe armatim në vlerë prej 15 milionë eurove. Janë ngritur nëntë stacione policore për të rritur sigurinë”, tha kryetari i Vetëvendosjes në fjalimin e tij para anëtarëve të KP-së së LVV-së.
Të tjera
-
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëresh...
-
Abdixhiku në Gjilan: Me qytetarët po flasim hapur e po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bash...
-
“Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo”, PDK: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një aksioni ka shfaqur pak...
-
Ikja e mjekëve sfidë për institucionet
Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në ven...
-
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suhare...
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...
-
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle
Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufita...
-
Zbulohet statuja e Skënderbeut në Gjakovë, marrin pjesë pozitë e opozitë
Këtë të shtune është zbuluar statuja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skë...
-
Mungesa e pasaportave të reja në Maqedoninë e Veriut: Sytë kah Shqipëria dhe Mali e Zi për pushime
Mile Jovanovski me dy fëmijët e tij dhe bashkëshorten, këtë vit pushimet vero...
-
Ekspertët kinezë dhe francezë kërkojnë të ardhmen shumëpalëshe në forumin e qeverisjes globale
Më shumë se 100 ekspertë kinezë dhe francezë u mblodhën në Paris të enjten pë...