Sport

“Kurrë nuk u dorëzova”, futbollisti me një këmbë tregon historinë e tij të dhimbshme

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 04 December 2020

Baris Telli është futbollisti turk me një këmbë, i cili tha se ndonëse përballet me shumë vështirësi, ai kurrë nuk hoqi dorë nga ëndrrat e tij.

“Fitoj jetesën time përmes sportit në vend që të ofendohem nga jeta dhe të qëndroj në shtëpi, dikush mund të vazhdojë profesionalisht”, tha për Anadolu Agency, Baris Telli, i cili humbi këmbën e djathtë në një aksident në moshën katër-vjeçare.

31-vjeçari është pjesë e ekipit kombëtar të futbollit të Turqisë për personat me aftësi të kufizuara dhe po ashtu punon si instruktor palestre.

-Advertisement-

Telli tha se ka realizuar pjesën më të madhe të ëndrrave të tij por dëshiron të fitojë trofeun e Kupës së Botës 2022 për Turqinë. “Kurrë mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja”, theksoi ai.

Ai e ndihmoi shtetin e tij të fitonte Kampionatin Evropian të Federatës së Futbollit të Personave të Gjymtuar 2017 kundër Anglisë.

Çdo vit shënohet 3 dhjetori për të promovuar pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të personave me aftësi të kufizuara në të gjitha aspektet e shoqërisë dhe zhvillimit. Tema e këtij viti është “Ndërtimi prapa më mirë: drejt një bote post-COVID-19 gjithëpërfshirëse, e arritshme dhe e qëndrueshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera