Fun & Video

Kuriozitetet që nuk i keni dëgjuar për njeriun

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 12 July 2017

Një prej kënaqësive më të mëdha të njerëzve është të tregojnë se zotërojnë shumë njohuri mbi një gamë të gjerë gjërash.

Madje, nuk humbasin mundësinë që në çdo mbledhje farefisnore apo shoqërore, t’i shtjellojnë ato një e nga një, gjithmonë sipas rastit. Lista e çudive të mëposhtme, siç i transmeton Standard, do t’ju ndihmojë të vijoni me sukses zakonin tuaj të dashur, atë të rrëfimit të kurioziteteve më interesante në botë:

A e dini që pas moshës tridhjetë vjeç njerëzit shkurtohen 1 cm çdo 10 vjet?!

-Advertisement-

Lotët që derdhim për arsye të ndryshme (p.sh. nga gëzimi, hidhërimi, qërimi i qepëve etj.) kanë përbërje të ndryshme.

Gjatë muajve të shtatzënisë truri i grave zvogëlohet ndjeshëm, vetëm gjashtë muaj pas lindjes rikthehet në gjendjen e tij të mëparshme.

A e dini që kur skuqemi e njëjta gjë ndodh dhe në stomakun tonë?

Pas moshës 60 vjeç njerëzit humbasin gjysmën e sensit të shijes.

Në gojën tonë jetojnë më shumë bakterie se sa e gjithë popullsia e tokës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera