Fun & Video

Kur tatuazhi të pengon të gjesh punë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 10 November 2017

Një i ri anglez po vuan diskriminimin e punëdhënësve për shkak të një tatuazhi të madh në qafë, që e ka bërë në nder të gjyshit të tij të ndjerë.

21-vjeçari Joe Parsons ka të vizatuar një zemër të madhe me flatra blu, në kujtesë të gjyshit Thomas, i cili ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare.

Joe thotë se e kanë refuzuar plot 30 shefa, por nuk është penduar për tatuazhin.

-Advertisement-

“Njerëzit mendojnë se jam tipi që nuk më plas fare kur shohin tatuazhin. Por, unë nuk jam i tillë. Jam normal dhe thjesht kërkoj një punë të mirë. Askush nuk më ka dhënë një arsye të fortë për refuzimin. Më duket sikur kam shkruar “mos më merr në punë” te gusha. Nga ana tjetër, nuk dua ta heq tatuazhin pasi ka domethënie të madhe për mua”, shpjegon Parsons.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera