Kur padrejtësisht inkurajohet të jesh verior
Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 09 May 2017
Nga: Elvinë Sefiu
Projektligji për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave nga pjesët veriore të Kosovës në secilën pikë është diskriminues dhe i padrejtë për jo serbët. Një i tillë nuk do të duhej as të mendohet të hartohet e lëre më të hyjë në fuqi.
Pse nuk është bërë Projektligji për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e qytetarëve të Kosovës por duhet të specifikohen nacionalitetet.
Për më tepër, sipas ligjit shuma e subvencionimit të vendit të punës mund të arrij deri në 50 (pesëdhjetë) % përqind të pagës së të punësuarit të pjesës veriore, mirëpo “kjo shumë e subvencionuar nuk do të tejkaloj shumën prej 300(treqind) EURO për një vend pune. “
Aspak e drejtë për punëkërkuesit e vendeve tjera, ose po shkojmë po bëhemi me dokumente të gjithë nga veriu për të përfituar si punëmarrës.
Përveç kësaj, paga minimale e cila do të paguhet për të punësuarin nga pjesët veriore “nuk do të jetë nën shumën prej 300(treqind) EURO në muaj.”
E përkryer, por po duam që kjo të obligohet edhe për pjesë tjera të Kosovës, ndryshe na inkurajon të bëhemi verior.
Për ta zbutuar paksa përmendet që punësimi do të bëhet nëpërmjet Agjencionit të punësimit në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
“Subjekti ekonomik do të dorëzojë një kopje të kontratës së punësimit për të cilën dëshiron të punësoj një person nga veriu i Kosovës. Subjekti ekonomik duhet të dëshmoj në fund të vitit përkatës se ka bërë të gjitha pagesat e pagës duke përfshirë edhe subvencionimin e pjesës nga Buxheti i Republikës së Kosovës.”
Ky nen shuan shpresat se ndonjë punëdhënës do të merret me dikë që vjen nga veriu, kur e dimë se sa funksionale është ekonomia joformale.
Aty kërkohet që dëshmia të paraqitet me transferet bankare të kryera si dhe me dëshminë përkatëse të pagesës së të gjitha obligimeve pensionale dhe tatimit në pagë të ndalur në burim.
E për këtë dihet që ende ekzistojnë në Kosovë gjithandej biznese që pagat nuk i shpërndajnë përmes bankës, por u jepen partë e gatshme e njohur në popullatë si “kesh”.
Pavarësisht se një punëtorit joverior as nuk i përfshihen se lëre më të mbikqyret zbatimi, personi nga veriu i Kosovës themelon marrëdhënie të punës me nënshkrimin e kontratës së punës, në përputhje me Ligjin e punës, kontratën kolektive dhe aktin e brendshëm të punëdhënësit.
Aktualisht një ligj i përafërt është ai për persona me aftësi të kufizuara, por jo edhe për persona tjerë qytetarë të Kosovës.
Nuk do shumë mend të konstatohet se ky projektligj është edhe një diskrimin tjetër pozitiv për serbët, kësaj radhe të ndarë në ata verior, në mesin e shumë privilegjeve tjera që kanë.
Duket sikur hartuesit e tij, ose nuk kanë qenë qytetarë të Kosovës, ose e kanë marrë të gatshëm për ta përafruar gabimisht, që domosdo do të duhet të kishte edhe kundërshtime nga përfaqësuesit e legjislativit, meqë tashmë është në duart e tyre.
Atë kohë e propozuar nga Safete Hatërgjonaj dhe 26 deputetë të tjerë, ky projektligj është duke u shqyrtuar në Kuvend që nga 24 nëntori i vitit të kaluar, dhe po tentohet të kalohet në heshtje pavarësisht të gjitha këtyre padrejtësive./Autorja është kryeredaktore në portalin arbresh.info/
Të tjera
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...