Kur Komandanti i dorëzohet Gjarprit
Autori: Gazeta inFokus
11:53 | 25 April 2018
Shkruan: Imer Mushkolaj
Bashkëluftëtarët ende i referohen Ramush Haradinajt si komandant. Por si kryeministër, komandanti i dikurshëm i luftës i është dorëzuar Gjarprit të dikurshëm të luftës – Hashim Thaçit, tash president
Në nëntor të vitit 2014 Ramush Haradinaj hidhte akuza të rënda drejt Isa Mustafës, për shkak se ai kishte bërë koalicion me PDK’në dhe Hashim Thaçin. Pa u bërë tre vjet, ai veproi njësoj, pavarësisht së disa herë kishte thënë se një koalicion i tillë nuk do të ndodhte asnjëherë. Veçse tash PDK’në zyrtarisht e udhëhiqte Kadri Veseli, e Thaçi e kishte zënë karrigën e presidentit. Një ndryshim kozmetik që PDK’në nuk e bënte ndryshe. Siç nuk e bënte ndryshe as Hashim Thaçin.
Kur më 17 shkurt 2016 Haradinaj bashkë me Vetëvendosjen e Nismën po protestonin përpara ndërtesës së qeverisë Thaçi, atëherë zëvendës i Isa Mustafës, kishte thënë se ata ikën si qyqarë, me bisht ndër shalë. Haradinaj e kishte vazhduar kauzën e demarkacionit, por që ishte e drejtuar më shumë kundër LDK’sesa PDK’së. Ndërkohë, kishin vazhduar edhe përplasjet verbale ndërmjet tij e Thaçit, një histori e vjetër kjo.
Kur Haradinaj u arrestua në Francë, sipas një fletarresti të Beogradit, familjarë të tij drejtuan gishtin kah Thaçi. Daut Haradinaj shkroi në Facebook se Thaçi gjithmonë shkon në Amerikë kur arrestohet ose gjykohet Ramushi.
Vetë Haradinaj, ndërkaq, gjatë qëndrimit në Francë, kishte kritikuar Thaçin e Mustafën pse po e vazhdonin dialogun me Beogradin. Ata të dy madje i kishte cilësuar kukulla të Serbisë.
Por pak muaj më pas, duke “harruar” çfarë kishte thënë për PDK’në dhe zotimin se nuk do të bënte asnjëherë koalicion me të, Haradinaj iu bashkua kësaj partie për të krijuar PAN’in, që doli subjekti i parë në zgjedhje dhe ia siguroi liderit të AAK’së postin e kryeministrit.
Ndërkohë kur u mendua se Haradinaj kishte triumfuar, duke e vazhduar ëndrrën e lënë përgjysmë në zyrën e kryeministrit, duket se ai në fakt ishte dorëzuar. I ishte dorëzuar Hashim Thaçit. Postin e kryeministrit e kishte paguar shtrenjtë. Muajt e qeverisjes në vazhdim e përligjën një gjë të tillë.
* * *
Ramush Haradinaj mund të qëndrojë në postin e të parit të qeverisë aq kohë sa dëshiron Hashim Thaçi. Deri atëherë presidenti nuk bën të kundërshtohet, ndërkaq për skenarët e tij duhet bërë shurdh e qorr. Më mirë të thuhet “nuk di”, sesa të përplasesh me të parin e shtetit, i cili gjatë luftës mbante si nofkë emrin e një zvarraniku.
Bashkëluftëtarët ende i referohen Haradinajt si komandant. Por si kryeministër, komandanti i dikurshëm i luftës i është dorëzuar Gjarprit.
Gjatë gati tetë muajve qeverisjeje të Haradinajt nuk ka ndodhur asnjëherë që ai, për çfarëdoqoftë, ta kundërshtojë ose të mos pajtohet me presidentin. Dy ngjarje të javëve të fundit e kanë treguar më së miri raportin ndërmjet dy ish-bartësve të luftës.
Kur Marko Gjuriq u arrestua në veri të vendit, duket sipas një skenari të presidentit dhe në një aksion të koordinuar nga ai, kryeministri u shfaq pa pasur haber për atë që kishte ndodhur. Tha se e kishte monitoruar ngjarjen.
Haradinaj u shfaq “out” dhe pa haber edhe disa ditë më pas, kur gjashtë shtetas turq u kidnapuan dhe iu dorëzuan Erdoganit, po ashtu sipas një skenari të presidentit, që e zbatuan organet e sigurisë.
Kryeministri iu kërkoi ministrit të Brendshëm dhe shefit të AKI’së që t’i lirojnë pozitat. Por, nuk e bëri të njëjtën kërkesë edhe për Shpend Magjunin, një njeri i besueshëm i Thaçit. Përkundrazi, pak ditë më vonë dha pëlqimin që ky të marrë postin e kryespiunit.
Si për të vërtetuar dorëzimin te Thaçi, Haradinaj me lehtësi të papërballueshme tha se ai duhej të ishte bartës i dialogut, pavarësisht se është treguar negociator i keq. Pavarësisht se dikur e konsideronte “kukull të Serbisë”. Madje ia dorëzoi zyrtarisht edhe njëfarë platforme për dialogun, gjë që nuk ishte punë e tij, sepse platformën duhej ta diskutonte dhe miratonte Kuvendi.
Një një rast, Ramush Haradinaj kishte thënë se nuk beson se “ai njeri” – fjalën e kishte për Hashim Thaçin, “i ka bërë dy ditë shkollë”. Si ndodhi, pra, që aq lehtë ai t’i dorëzohet një të pashkolli dhe, po ashtu, fatin e vendit t’ia lerë në dorë një të pashkolli?
* * *
Me qasjen dhe fuqinë e vet politike, Hashim Thaçi praktikisht po e kthen vendin në republikë presidenciale. Kësaj po i kontribuon me të madhe, me qasjen e vet, Ramush Haradinaj. Ai ka gabuar nëse ka menduar se do ta ketë të lehtë qeverisjen me PDK’në partnere në koalicion. Sepse, të qeverisësh me PDK’në don të thotë, praktikisht, të qeverisësh me Hashim Thaçin – njeriun që nuk zgjedh rrugë as mjete për t’i realizuar qëllimet e veta. Dhe Haradinaj po i ndihmon në këtë rrugë. Duket të mos ketë rrugë tjetër, nëse dëshiron të mbetet në pushtet. Kështu e ka një komandant kur, me vetëdije të plotë, pranon t’i dorëzohet një gjarpri.

T� tjera
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...


































