Kur Justin Bieber ‘’humbi veten’’ në ndejën e Diddy!
Autori: Gazeta inFokus
15:25 | 03 October 2024
Një këngë misterioze që duket se këndohet nga Justin Bieber për ish-mentorin e tij P.Diddy me tekstin ”Humba veten në një festë të Diddy-t”, është bërë virale.
Kënga duket se ka bërë xhiron e parë në TikTok gjatë muajit prill dhe së fundmi ka riqarkulluar pas akuzave të bujshme të reperit P.Diddy, transmeton klankosova.tv.
Diddy ishte ish-mentori i Justin Bieber, duke bërë që disa njerëz të mendojnë se kënga që përfshinte tekstin “Humba veten në një festë të Diddy-t” kishte të bënte me përvojat e tij me reperin.
Në tekst thuhet:
”Humba veten në një festë të Diddy-t dhe nuk e dija se gjërat do të shkonin kështu. Rashë dakord për një Ferrari, por kushtoi më shtrenjtë se shpirti im, nuk ia vlente për pasurinë dhe famën. Të gjitha vajzat nuk ecin më njësoj, kështu ai nuk kërkon falje”.
Por cila është e vërteta?
Sidoqoftë, CBS News e analizoi këngën përmes mjeteve të shumta të Inteligjencës Artificiale si dhe duke folur me ekspertë të cilët e kanë konfirmuar se kënga është pothuajse me siguri tërësisht e krijuar nga Inteligjenca Artificiale.
Stephen Stah, bashkëthemelues i AI-Spy tha për CBS se beson se dikush i shkroi tekstet dhe melodinë, më pas i vendosi në një faqe interneti të AI-s dhe përdori një klon të zërit të Justin Bieber për ta krijuar këngën.
Pra, thuhet se Justin Bieber nuk paska kënduar vërtet për Diddy!
Këto ditë është njoftuar se më shumë se 100 persona kanë bërë padi mbi artistin për abuzim seksual, ku mes tyre duket se gjendet një 9-vjeçar.
Një avokat me bazë në Houston, Tony Buzbee, sipas gazeta-shqip, mbajti një konferencë shtypi ditën e djeshme duke shprehur se Combs ka abuzuar seksualisht me shumë të mitur.
Ai hodhi akuza se një djalë 9-vjeçar ishte abuzuar seksualisht pasi kishte bërë audicion në studion ”Bad Boy Records” në New York City.

T� tjera
-
KDI kritikon deputetët për pengimin e llogaridhënies së Autoritetit të Konkurrencës
Instituti Demokratik i Kosovës ka shprehur shqetësim për mosraportimin e vazh...
-
Kanosja ndaj Arlindës: Jeton Sylaj të enjten para gjykatës, seanca e mbyllur
Seanca gjyqësore ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, ësht...
-
Vizita e Listës Studentore të Serbisë në Kosovë ngre shqetësime në Komisionin për Siguri
Vizita e përfaqësuesve të Listës Studentore të Serbisë në Kosovë ka nxitur di...
-
Seancë e jashtëzakonshme nesër, debat për Raportin e Komisionit Evropian
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme plenare nesër, e mërk...
-
50 automjete, 11 të vdekur, përplasje masive në mjegull në Bullgari (Pamje)
Një aksident me rreth 50 autohumbën jetën dhe mbi 50 të tjerë u plagosën. Kët...
-
“Ligjërimi” i Kurtit në Paris për qeverisjen: Pritshmëritë le të rriten sa më shumë, ti ndërkohë bëj më të mirën në bazë të mundësive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot në një tryezë diskutimi në ...
-
Pasuri prej 8 miliardë eurosh në mbetjet e Trepçës
Metalet që gjenden në mbetjet industriale të Trepçës, të grumbulluara ndër de...
-
KRU “Prishtina” paralajmëron shkyçjen e konsumatorëve me dy ose më shumë fatura të papaguara
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar konsumatorët se...
-
Haxhiu e Aleancës propozon nismë për ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka propozuar nismën ligjore për ndryshimi...
-
Fluturon Presidenca, kontratë mbi 273 mijë euro për bileta aeroplani
Zyra e Presidentes së Kosovës nuk po kursen para për komoditetin e Presidentë...
-
PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit
Partia Socialiste e Shqipërisë do të mbledhë këtë të shtunë Asamblenë Kombëta...
-
Hoti: Çmimet e produkteve bazë gati janë dyfishuar, propaganda për sukses ekonomik nuk e mbush shportën e familjeve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeveri...

































