Kuqezinjtë “pushtojnë“ Gjermaninë! Metroja në Dyseldorf zbukurohet me flamujt shqiptarë për nder të kombëtares
Autori: Gazeta inFokus
14:20 | 27 February 2024
Që nga fundi i vitit 2023 dhe fillimin e këtij viti 2024, Gjermania ka filluar t’i japë jetë motiveve të Euro2024-s, aktiviteti më i madh futbollistik i kontinentit të vjetër.
Kuqezinjtë, të kualifikuar për herë të dytë në finalet e një Europiani, pas Francë 2016-ës, këtë herë konsiderohen si skuadra surprizë duke qenë se u kualifikuam të parët e grupit tonë, duke lënë pas skuadra më të mëdha si Republika Çeke dhe Polonia.
Baza kuqezi në Gjermani do të jetë në afërsi të Dortmundit, SportCentrum Kaiserau dhe atje përfaqësuesja e Shqipërisë do të jetë atje nga 10 qershori.
Edhe pse në Dyseldorf kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e fundi të grupit, atë ndaj Spanjës më 24 qershor, që tani me sa duket qyteti i ka dhënë mirëseardhjen Shqipërisë, në gjuhën shqipe dhe me flamurin tonë të dizenjuar në metro.
Ndërkohë Shqipëria do të startojë finalet e Europianit me ndeshjen ndaj Italisë në Dortmund më 15 qershor dhe më 19 qershor ndaj Kroacisë në Hamburg. Përpara ndeshjeve zyrtare Shqipëria do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore me Kilin në Parma të Italisë dhe në Solna përballë Suedisë.
Pikërisht për këtë të fundi, takim që do të zhvillohet më 25 mars në stadiumin “Friend Arena”, sot kanë dalë biletat në shitje, rreth 1500 do të jen në dispozicion për tifozët shqiptarë dhe do të kushtojnë rreth 9000 lekë. Ndërkaq ditën e sotme Federata Suedeze e Futbollit ka zyrtarizuar në krye të pankinës ish-sulmuesin danez të Milanit, John Dalh Tomason si trajnerin e parë.
47-vjeçari hynë në histori si trajneri i parë i huaj që merr drejtimin e përfaqësueses së Suedisë. Ai do të debutojë në miqësoren me Portugalinë, më 21 mars, ndërsa katër ditë më vonë Suedia do të luajë me Shqipërinë.

T� tjera
-
Tenderi për gomat, Musliu pyet Sveçlën: Qysh do t’ia dalë Policia e Kosovës nëse pasnesër bie borë?
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka ngritur shqet...
-
VV-ja kundër nismës së PDK-së që Ligji për Specialen të votohet pa ndryshime: Mos të gabojmë sërish
Lëvizja Vetëvendosje nuk e përkrah nismën e Partisë Demokratike të Kosovës (P...
-
Shtyhet seanca për Jeton Sylajn me kërkesë të avokatit të familjes së Arlinda Zekajt
Gjykata Themelore në Pejë, ka njoftuar se seanca e paraparë për t’u mbajtur s...
-
“Policia e Kosovës rreth 2 mijë ditë pa uniforma”, Haxhiu kërkon llogari nga Sveçla në Kuvend
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka ngritur në Kuvend çështjen e furnizimi...
-
“Na çmendet, çka m’u keni tek”, avokatja e Jeton Sylajt kërkon nga mediat t’ia lirojnë rrugën para seancës
Avokatja e Jeton Sylajt, Merita Binakaj është shprehur e shqetësuar nga prani...
-
Me masa të larta sigurie, momenti kur FIT-i e sjell në gjykatë ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt
Nën masa të larta sigurie, në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi ...
-
Debat mes Rrahmanit dhe Haxhiut, përplasen për mungesën e kryeministrit Kurti në seanca
Një përplasje verbale është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës mes deputetit të ...
-
Lëndimi i ushtarit të FSK-së, Kabashi-Ramaj kërkon hetim dhe transparencë: Siguria e ushtarëve është përgjegjësi e shtetit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, ka reaguar li...
-
Tentoi ta vriste vëllain me AK-47, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit në Gjakovë, detaje
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se se ndaj të pandehurit me inic...
-
Kalon mocioni i PDK-së, Ligji për Specialen në rend dite
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, në emër të kësaj p...
-
Nën masa të larta sigurie mbahet seanca ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt
Nën masa të larta sigurie, në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi ...
-
Guri ironizon Rizvanollin: Pas verës dhe vjeshtës vjen dimri, puno të mos shtrenjtohet rryma
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka kritikuar min...


































