Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 23 December 2024
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asistenten ekzekutive të Albulena Haxhiut në Ministrinë e Drejtësisë, Elma Krasniqin e ngriti në pozitë 8 muaj pasi e punësoi si inspektore të tregut.
Gazeta Infokus nga burime të saj mëson se Elma Krasniqi, kundërligjshëm nga inspektore është vendosur në krye të Inspektoratit Qendror të Mbikqyrjes së Tregut.
Ajo mban pozitën e zëvendës kryeinspektores, pavarësisht se për këtë pozitë ligji për inspektoratin dhe mbikqyrjen e tregut neni 10, specifikon se kandidati duhet të ketë mbi 5 vite përvojë pune për tu vendosur në krye të këtij institucioni.
Por si erdhi Elma Krasniqi deri në krye të Inspektoratit Qendror të Mbikqyrjes së Tregut?
Para se të punësohej në Ministrinë që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, Elma Krasniqi ishte asistente ekzekutive e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.
Mirëpo në vitin 2023 përmes një konkursi nga Ministria e Punëve të Brendshme duke qenë e katërta në listë me 74 pikë të marra gjatë vlerësimit nga komisioni ajo u zgjedh inspektore e tregut së bashku me 6 kandidatë të tjerë.
Sipas vendimit të shpallur nga MPB-ja, Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publik, të cilin e ka siguruar Gazeta Infokus në nëntor të vitit 2023, si kandidatë të suksesshëm nga komisioni u shpallën 7 persona ndër ta edhe Elma Krasniqi. Në këtë pozitë Krasniqi filloi punën nga muaji shkurt i vitit 2024.
Kjo pavarësisht se sipas ligjit për mbikqyrjen e tregut nenit 10 pika 5, për të marrë këtë pozitë nevojiten të paktën 3 vite përvojë pune në këtë fushë.
“Kryeinspektori dhe inspektori duhet të ketë përgatitje superiore. Kryeinspektori duhet të ketë së paku pesë (5) vite përvojë pune në profesion, kurse inspektori duhet të ketë së paku tri (3) vite përvojë pune në profesion”, thuhet në këtë ligj.
Sërish kundërligjshëm Krasniqi, u vendos në krye të institucionit në të cilin filloj punën vetëm 8 muaj më parë.
Tashmë ajo rezulton si zëvendësuese e kryeinspektorit edhe në faqen zyratre të Ministrisë së Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Tregtisë.
E pyetur për këto punësime muaj më parë, ministrja e Kurtit, Rozeta Hajdari kishte reaguar ashpër.
Ajo madje kishte sfiduar gazetarët që ti gjenin të paktën një zyrtar që është punësuar në ministrinë e saj që ka lobuar për Vetëvendosjen.
“Mos zbatoni pasqyrën ose psikologjinë e pasqyrës sepse ka ndodhur më herët, ka pasur kur politika është përfshi në shërbimet civil, ka pasur kur politika është përfshi në punësimin e zyrtarëve në ministri dhe ju lutem ma gjeni një zyrtar që është aktivist i Vetëvendosjes ose akterë që ka lobuar për Vetëvendosjen, i punësuar në MINT”, kishte deklaruar ministrja në konferencën e 27 marsit.
Por jo një në këtë listë ishin dy emra që kanë lobuar e vazhdonin të lobonin për LVV-në.
Përveç Elma Krasniqit, e cila e kishte pranuar edhe vetë se është anëtarë e Vetëvendosjes, në këtë listë të punësimit në Mint gjendej edhe asmablisti i partisë në pushtet, Adnan Reka.
Ai në listë renditej menjëherë pas Krasniqit me 73.8 pikë.
Gazeta Infokus ka dërguar pyetje edhe në email-et zyrtare në ministrinë e udhëhequr nga Rozeta Hajdari po ashtu edhe në emailin e kryeinspektores, Elma Krasniqi mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.
Të tjera
-
“Bota e akullit dhe borës” në Harbin hapet me karakteristika emocionuese
Edicioni i 26-të i Festës “ Bota e akullit dhe borës” u hap zyrtarisht të sht...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...