Kujdes, përdorimi i antibiotikëve nxit rrezikun e shfaqjes së Artritit Reumatoid
Autori: Gazeta inFokus 06:56 | 10 May 2021
Një nga problemet më të përhapura në lidhje me shëndetin e kockave është pikërisht artriti. Kjo sëmundje sjell vështirësi në aktivitetet e zakonshme, si veshja e rrobave, ecja apo ngrënia e vakteve.
Përveç këtyre vështirësive, artriti reumatoid ka dhe dhimbje fizike të zonave më të prekura. Vitet e fundit kërkuesit mjekësorë kanë vënë re se kjo sëmundje po pëson një përhapje. Të dhënat më të fundit tregojnë një tjetër faktor që ka një ndikim të madh në shfaqjen dhe përkeqësimin e kësaj sëmundjeje. Janë pikërisht antibiotik ata që kanë një ndikim të fortë në përhapjen e artritit reumatoid.
Çfarë Zbuloi Studimi Rreth Ndikimit të Antibiotikëve tek Artriti Reumatoid
Kur bëhet fjalë për mundësinë e shfaqjes së artritit reumatoid, nuk ka rëndësi lloji i antibiotikut të përdorur për të rritur rrezikun. Sipas të dhënave, thuhet se pikërisht përdorimi i antibiotikëve rrit deri në 60% shfaqjen e kësaj sëmundjeje. Për më tepër, kërkuesit e Klinikës Datalink, pohojnë se sa më shumë antibiotikë të përdoren aq më shumë shtohet mundësia për të patur probleme me kockat. Edhe pse lloji i antibiotikun nuk përbënte diferencë, infeksioni që ata trajtonin kishte rëndësi.
Sipas studimit të kryer, u vu re se personat që kishin trajtuar me antibiotikë infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, kishin probabilitet më të madh. Gjithashtu mjekët përforconin faktin se përveç këtij faktori, edhe pesha, pirja e cigare, historia familjare, traumat fizike, ndikojnë tek shfaqja e kësaj sëmundjeje. Sipas kësaj qendre kërkimesh, ky zbulim hap një derë të re për të kuptuar trajtimin më të mirë për këtë sëmundje. Madje edhe mjekimet kundër mykut rrisin rrezikun e prekjes nga artriti reumatoid. Gjithçka lidhet me faktin se përdorimi i antibiotikëve sjell një çekuilibrim në mikrobiotinë e organizmit. Diçka e tillë ndikon në sistemin imunitar të trupit, duke krijuar mundësinë e shfaqjes së sëmundjeve autoimunitare. Dhe sigurisht duke patur në historinë familjare këtë sëmundje, apo duke patur një stil jetese jo të shëndetshëm, rrit mundësitë.
Çfarë Mund të Bëni për të Parandaluar Këtë Rrezik
Këshillohet që të merrni probiotikë dhe vaj peshku, dy produkte të cilat ndihmojnë sistemin imunitar të trupit dhe jo vetëm. Gjithashtu mundohuni që të kini një dietë të pasur me ushqime anti-inflamatore. Pra qëndroni larg produkteve të bulmetit, sheqernave dhe ato që përmbajnë gluten. Por ajo që është më e rëndësishmja është konsulta me mjekun. Analizat periodike janë shumë të rëndësishme në kuptimin e prekjes nga ndonjë sëmundje që në momentet e para./AgroWeb
Të tjera
-
Mësohet identiteti i 25-vjeçarit nga Kosova që vd*q tragjikisht në Itali
Një ditë më parë mediat kanë raportuar për vdekjen e një 25-vjeçari shqiptar ...
-
Lajçak shkruan për “çështjen e dinarit”: U ngushtua hendeku mes palëve, pres propozime në takimin tjetër
Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka bërë përmbledhjen rutinë të një jave pun...
-
“Baba i kriptovalutave”, kjo është pasuria gjysmë milionëshe e liderit të PDK-së, Memli Krasniqi
I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi këtë vit ka arritur t...
-
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të ...
-
Joseph: Osmani e mundi Vuçiqin në Këshill të Sigurimit
Profesori i Universitetit `Johns Hopkins` në SHBA, Edward Joseph, për mbledhj...
-
Këshilli i Etikës merr vendimin për profesorin Xhevat Krasniqi
Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marrë ve...
-
Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit
Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka shërbyer në Krojm...
-
PE voton për liberalizimin e vizave për kosovarët që mbajnë pasaporta serbe
Parlamenti Evropian ka votuar të martën në favor të liberalizimit të vizave p...
-
LDK për raportin e DASH për Kosovën: I dha vulë paaftësisë së Qeverisë dhe korrupsionit
Lidhja Demokratike e Kosovës duke reaguar ndaj raportit të fundit të Departam...
-
Stano: Për masat ndaj Kosovës vendos Këshilli… në bazë të raportit të Borrellit
Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj...
-
Kamberi takohet me Von Cramon, diskutojnë problemet e diskriminimit të shqiptarëve në Luginë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me eur...
-
Emmerson: Prokuroria po e shfrytëzon dëshmitarin Ramiz Qeriqi si “kalë troje”
Ka filluar dëshmia e dëshmitarit 55-të në Hagë. Dëshmitari është Ramiz Qer...