Auto&Tech

Kujdes, navigacioni Tom Tom mund të ju futë rrugëve të gabuara, kjo është arsyeja!

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 30 January 2018

Një numër i konsumatorëve tw navigacionit TomTom u është thënë se pajisjet e tyre nuk do të marrin përditësime të hartës.

“Hartat tuaja do të mbesin të vjetruara dhe si pasojë do të jenë më pak të sakta”, u tha kjo firmë klientëve, raporton BBC, transmeton Indeksonline.

“Është bërë e qartë se disa nga pajisjet tona të navigimit të gjeneratës së vjetër nuk kanë burime të mjaftueshme për të drejtuar hartat dhe softuerët më të rinj”.

-Advertisement-

Një zëdhënës i TomTom tha për BBC se kompania kishte “komunikuar në mënyrë proaktive” me klientët.

“Një listë e plotë e këtyre pajisjeve të prekura është në dispozicion në faqen tonë të internetit,” tha ai.

TomTom ka thënë se abonimet aktive për përditësimet e hartave do të vazhdojnë derisa abonimet të mbarojnë, por klientët nuk do të jenë në gjendje të rinovojnë hartat ose të marrin përditësime të reja të softuerit. 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera