Lajme

Kualiteti i ajrit sot në Prishtinë i pashëndetshëm

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 21 November 2019

Monitoruesi i cilësisë së ajrit që është i vendosur në ambasadën e ShBA-së në Prishtinë raporton për cilësinë e ajrit në kryeqytet.

Ky monitorues tregon që cilësia e ajrit sot është e pashëndetshme për njerëzit e ndjeshëm, raporton Gazeta Express.

Nga matjet e këtij monitoruesi në ora 9 të paradites, cilësia e ajrit është 126 që është i pashëndetshëm në Indeksin e cilësisë së ajrit.

-Advertisement-

Matjet që i bën ky monitorues publikohen çdo një orë në rrjetin social Twitter të Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera