Lajme

“Ku të vete unë?” – I moshuari në Fier qëndron pranë banesës së shkrumbuar

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 05 September 2026

Banorët e Levanit në Fier, teksa presin komisionin për vlerësimin e dëmeve, tregojnë të dëshpëruar tmerrin që përjetuan një ditë më parë nga flakët e fuqishme.

Zjarri u afrua pranë banesave dhe bizneseve, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe panik mes familjeve.

Një i moshuar, teksa qëndron pranë shtëpisë së tij të moshuar, i bën thirrje autoriteteve që të kryhet sa më parë vlerësimi për dëmet e shkaktuara.

-Advertisement-

“Këta thonë kur ka nevojë populli, jemi në gatishmëri… Ejani dhe shikoni gjendjen, bëni proces verbal. Po ullinjtë? U dogjën prapë ullinjtë, ku të vete unë”, shprehet ai, teksa i komunikohet se verifikimet nga grupi do të kryhet ditën e martë./TCh

 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy