Ku janë ata mësues, profesor, në Preshevë që nuk dalin të kërkojn së bashku me nxënsit e tyre abetaren shqipe, me protesta
Autori: Gazeta inFokus
11:34 | 05 Shtator 2017
Shkruan: Valon Jashari
Historia e popullit shqiptar është ndër më të përgjakshmet dhe më të vuajtuarat që njeh historia botrore e arsimit së paku gjatë mbi 500 viteve nën sundimin Osman se i’u mohua shkolla, gjuha dhe alfabeti shqipë, vetëm popullit shqiptar dhe asnjë nga popujt ballkanik që ishin nën pushtimin Osman nuk e patën këtë fat të hidhur. Popullatën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kjo fatkeqësi historike po e ndjek edhe sot e kësaj dite për shumë arsye.
Udhëhiqet nga një klasë politike që gjindet nën pushtimin serb, nuk kanë në platformat e tyre politike një planprogram dhe një strategji kombëtare se si duhet ndjekur vijat e qarta për shkollën shqipe në këtë raste për abetaren shqipe, pasohet nga njëri brez tek tjetri një mentalitet nënshtrues i klasave politike lokale, nuk janë këmbnguls në kërkesat kruciale si arsimi, mbajn distanca si me fqinjët me vllezrit e tyre në Prishtinë e Tiranë e Tetovë, dhe mbi të gjitha nivelin e
atdhedashuris për vendin, shkollën e kanë shumë të ultë.
Në këtë shtator të shejtë të rrugës së dijes nuk janë pafajë edhe mësimëdhënsit, ku janë ata mësues, profesor, që nuk dalin të kërkojn së bashku me nxënsit e tyre abetaren shqipe, historinë e popullit shqiptar e libër leximin shqipë. Athua vallë këta mësues nuk janë të vëtëdishëm se duhet të kryejn misionin e shejt të rilindasve tanë që edhe jetën dhanë për librin shqip për abetaren shqipe e për shkollën shqipe si dhe si prindit të dytë për të edukuar fëmijët tanë me libra shqipë, apo janë sa për të marrë ato rroga e që të i’a vrasin perspektivën e fëmijëve shqiptare. E kuptoj se mësuesit nuk do ta shihnin si etike që ti thuhet që së paku ditën e parë të shkollës që të gjithë së bashku me nxënsit e tyre të dalin të protestojn mu në sheshin e Preshevës me një zë shumë të fuqishm për abetaren shqipe gjë që do të krijonte një besim të patundur në shoqërin shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës se duhet bërë përpjekje të parreshtur për abetaren shqipe.
Se fundja të gjitha ndryshimet rrënjësore për shoqërin njerzore kanë ardhur nga studentët, rinia dhe ky reflektim do të ketë efekt si në nivelin lokal të klasës politike po ashtu edhe në atë ndërkombëtarë se në shekullin XXI na mohohet e drejta e mësimit në gjuhën amtare me abetaren tonë.
Një kontribut të veçant mund të japin mërgata shqiptare e cila duhet të organizohet e të udhëhiqet nga intelektual atdhetar, e cila është në numër të konsiderushme jasht dhe për fatë të mirë tani më kemi nga mërgata kuadro shumë të shkolluar nëpër universitete botrore, gjë që janë një urë lidhëse me institucionet të ndryshme ndërkombëtare të arsimit, shkencës e donacioneve, që të kontribojn për arsim. Mjafton ti referohemi rilindasve tanë ku shumica e tyre vinin nga kolonit e mërgimit që ishin vendosur nëpër shtete të ndryshme, por që kontributi i tyre bëri që shkolla shqipe të ketë atë ecje vertikale të sukseshme gjatë periudhës së rilindjes.
Në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë thuaj se nuk kemi shoqeri civile apo qytetari aktive që çështjen e arsimit të shtyejn përpara, ajo pjesë e shoqëris civile që është, është instrumentalizim i partive politike që më shumë merren me fushata politike e kampanja se për çështje me rëndisi si arsimi.
Tirana dhe Prishtina sillen brenda bosullës së tyre politike me ndonjë reflektim të vogël por
pa bërë atë që i’u takon që duhet lobuar me mjetet e tyre nëpër institucionet relevante ndërkombtare.
Ndonëse vetë shkolla si institucion ka karakter edukativ arsimor por në vetvete ngërthen synime të qarta politike, ngase aty përgaditen dhe dalin kuadro për të përgatitur, vetëdisuar vetëdijen kombëtare për çlirimin e atdheut nga robëria dhe mbrojtjen e tij nga rreziqet me të cilat po përballet popullata. Andaj mësuesit kanë vetëm një mision atë që të edukojn-shkollojn brezat e rinjë vetëm në bazë të drejtës historike të etnogjenezës së popullit të tij, dhe se rruga e rilindasve ende nuk ka përfunduar për mësuesit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, dhe duhet që të ndjekin rrugën e tyre për shkollën shqipe.
Valon Jashari *Historian, ish-veteran i UÇPMB-së, ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ish i burgosur në grupin e Dobrosinit, si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...



































