Kryeziu-Hyseni: PDK-ja nuk e ka luksin të kushtëzojë çështjen e presidentit me ligjin për Specialen
Autori: Gazeta inFokus
10:30 | 30 September 2026
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës për kushtëzimin e bisedimeve për zgjedhjen e presidentit me miratimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se çështja e presidentit është shumë e rëndësishme për të ardhmen e vendit.
Ajo ka vlerësuar se PDK-ja, e cila ka kontribuar në themelimin e Gjykatës Speciale, nuk duhet të vendosë kushte të tilla, ndërsa ka theksuar se partitë politike duhet t’i lënë anash interesat personale dhe të bashkëpunojnë për zgjedhjen e presidentit.
“Po besoj që kushtëzimet e tilla më së miri e shpërfaqin interesin e vërtetë të partive politike, sepse një parti politike si PDK, e cila ka kontribuar në krijimin e Gjykatës Speciale specifikisht, mendoj që nuk e ka aspak luksin të vërë kushtëzime të tilla dhe ky kushtëzim na tregon që nuk është që e kanë ndoshta me të vërtetë shumë të rëndësishme çështjen e ligjit, sepse nuk mund të kushtëzosh duke thënë votoje ligjin e po pastaj ndalemi edhe bisedojmë për çështjen e presidentit. Çështja e presidentit është shumë e rëndësishme, për shumë arsye, sidomos për mënyrën se si ka me ec tutje Kosova përpara. Kështu që duhet me i lënë anash këto interesat personale, fatkeqësisht po është e pamundur siç po shihet prej këtyre partive politike, edhe prej deklaratave të këtyre deputetëve të këtyre partive që po i kanë individuale, pra gjithçka po e lidhin politikisht, gjithçka po e lidhin me interesin e vet personal, edhe prandaj po kushtëzojnë. Edhe po mendoj që PDK më së paku e ka luksin me bë kushtëzime të tilla”, tha ajo
Kryeziu-Hyseni ka paralajmëruar se nëse partitë politike nuk arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit deri më 6 tetor, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.“Çështja e presidentit është shumë e rëndësishme. Nëse ka interes për një marrëveshje prej partive politike, duhet të tejkalohet maksimumi deri më datën 6 tetor. Përndryshe vendi do të shkojë në zgjedhje, e do të shkojmë në zgjedhje pikërisht për shkak të mosvullnetit të këtyre partive politike me bashkëpunu që ne me e zgjedh presidentin në Kuvend”, tha ajo.

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...


































