Lajme

Kryetari Zeqiri jep detaje rreth shpërthimit në veri: Një shtëpi është dëmtuar

Autori: Gazeta inFokus 00:44 | 30 November 2024

Gjatë mbrëmjes së sotme kanalet e “Ibër Lepencit” në veri të vendit janë sulmuar me një mjet shpërthyes.

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, është shprehur dëmtimi është i rëndë dhe mund të ketë pasoja në mungesë të ujit në komuna gjithandej Kosovës.

“Është dëmtim i rëndë në kanalet e “Ibër Lepencit”. Natyrisht, ekipet e policisë, ato të “Ibër Lepencit” dhe zjarrfikësve janë në terren. Aktualisht është shumë herët më u bë vlerësimi i dëmeve. Më siguri deri nesër nuk mundemi me dalë me vlerësime sepse koha është e papërshtatshme, është natë, terr. Një gjë e dijmë: është dëmtim i rëndë i kanalit që mund të ketë pasoja në mungesë të ujit në komuna gjithandej Kosovës”, ka thënë Zeqiri.

-Advertisement-

Zeqiri, bëri të ditur se kishte vizituar edhe vendin e ngjarjes, ku edhe njoftoi se kishte biseduar me një familje serbe që kishte dëme materiale nga ky shpërthim.

“Unë isha në vendin e ngjarjes para gjysmë ore. Bisedova që kanë qenë në shtëpitë e rrezikuara. S’ka dëme në njerëz, ka dëme materiale në një shtëpi me banorë serbë. Unë bisedova drejtpërdrejt me ta”, tha Zeqiri.

Tutje Zeqiri, ka dënuar rëndë kërë akt terrorist.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera