Kryetari i Vitisë padit zyrtarët e Vetëvendosjes, ua kërkon 100 mijë euro kompensim
Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 11 April 2022
Viti- Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë, ka ushtruar padi ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Nijazi Isaku, ish-kandidatit për kryetar të Komunës së Vitisë nga radhës e Lëvizjes Vetëvendosje, Arsim Ademi si dhe ndaj zyrtarit të kësaj partie në Viti, Bislim Bislimaj për shpifje që pretendohet se është bërë ndaj tij gjatë kohës së zgjedhjeve lokale në Viti.
Sipas padisë së 11 nëntorit 2021, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se të paditurit Nijazi Isaku, Arsim Ademi dhe Bislim Bislimaj, në konferencat për shtyp të dhëna në mediumin lokal “Plus Television”, në Viti, me vetëdije të plotë kishin dhënë deklaratë me motive nënçmuese kundër paditësit Sokol Haliti dhe zyrtarëve tjerë komunal, duke përhapur deklarime të pavërteta dhe kanë tentuar të dëmtojnë reputacionin e paditësit.
Në padi thuhet se, i padituri i parë Arsim Ademi në cilësinë e kandidatit për kryetar të Komunës së Vitisë, nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 2021-ës, me qëllim të dëmtimit të personalitetit, duke i bërë linqim publik kryetarit të Komunës, tani paditësit dhe zyrtarëve publik, në televizionin lokal “Plus Televizion”, ka dhënë deklaratë ku thekson se “Kemi një grup kriminal që keqpërdorë buxhetin e Komunës së Vitisë. Qytetarët e Vitisë e kanë në sy këtë servil që ju lepitet qytetarve të Vitisë me punë të vogëla kinse jam pranë juve, sa për sy e faqe, vetëm sa për t’ua marrë votën dhe për vjedhur e plaçkitur në emër të votës së tyre”.
Tutje në padi thuhet se, edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nijazi Isaku, në konferencën për shtyp të dhënë në mediumin lokal “Plus Televizion”, më 7 nëntor 2021, në po të njëjtën formë ka shpifur dhe fyer kryetarin e Komunës, Sokol Halitin si dhe zyrtarët e tjerë të Komunës, duke ia mëveshur rastin e inskenuar lidhur me “dhunimin e të miturës”.
Në këtë padi thuhet se edhe i padituri i tretë, Bislim Bislimaj, në konferencën për media, ka akuzuar në mënyrë jo njerëzore, duke e quajtur “Monstrum”, paditësin Haliti dhe shefin e kabinetit të tij, Jakup Haxhiun, duke thënë “Të njëjtit e kanë vendin në çmendinë dhe jo në burg”, kinse të njëjtit kanë të bëjnë me inskenimin e rastit të dhunimit të të miturës, të cilat shpifje janë të pabaza dhe denigruese.
Sipas padisë, këto deklarata tani paditësit i kanë shkaktuar dëme të mëdha si në emër, ashtu edhe në reputacionin e tij, i cili thuhet se e ka në opinionin publik.
Me anë të kësaj padie, kryetari Haliti po kërkon nga gjykata që të aprovohet në tërësi padia e tij dhe të obligohen të paditurit që t’ia kompensojnë shumën prej 100 mijë euro.
Po ashtu, me anë të padisë ai po kërkon që të obligohen të paditurit që t’i kërkojnë falje publike.
Të tjera
-
Zhduket një grua në Podujevë
Një person ka raportuar se një grua ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer ...
-
Një i vdẹkur në aksidentin e rëndë në Bërnjak, shoferi arrestohet
Një vetaksident i rëndë ka ndodhur dje në Bërnjak, ku një person ka vdekur. ...
-
Orban në Kinë për arritjen e paqes në Ukrainë
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është takuar sot me presidentin kinez...
-
Sot lansohet fushata “Festo me zemër, jo me armë”
Ministria e Punëve të Brendshme do të lansojë fushatën ndërgjegjësuese kundër...
-
U arratis nga burgu, Faton Hajrizi shfaqet në “TikTok”: Nuk jam ai që policia më pasqyron
Faton Hajrizi i cili të shtunën më 6 korrik, u arratis nga Qendra Korrektuese...
-
Sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Gjykatën Speciale në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-kre...
-
Le Pen: Fitorja jonë vetëm sa është shtyrë
Udhëheqësja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, deklaroi sonte, pa...
-
Parashikimi i motit në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se këtë javë territori i Shqipëri...
-
U ther me thikë të shtunën e ndërron jetë mbrëmë, çka dihet për rastin e 26 vjeçarit në Prizren
Policia dje njoftoi se A.Th., 26 vjeçar, të shtunën është dërguar në spitalin...
-
79-vjetori i aneksimit të Kosovës nga Serbia
Pas ripushtimit dhe aneksimit të Kosovës më 1945 dhe pas ngritjes së murit të...
-
Kosova dhe Shqipëria me kontrolle të përbashkëta në pikëkalimet kufitare, Sveçla e Balla sot nënshkruajnë protokollin
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar ministri Xhelal Sveçla me homolog...
-
Shqetësimet mbi rezultatin e zgjedhjeve në SHBA, evropianët po kërkojnë të mbrojnë NATO-n
Aleatët e NATO-s mblidhen në Uashington për një takim të nivelit të lartë që ...