Lajme

Kryetari i KQZ-së në Shqipëri: Njerëzit e paautorizuar të largohen nga qendrat e votimit

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 14 May 2023

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, në deklaratën e tij për mediat në lidhje me ecurinë e procesit zgjedhor është shprehur se përveç disa problemeve, gjërat kanë qenë të menaxhueshme.

Celibashi ka komentuar dhe raportimet e bëra nga Durrësi dhe nga Tirana për prani të personave të paautorizuar nëpër disa qendra votimi, shkruan abcnews.al.

Ai ka thënë se çdo person që ka votuar dhe është i paautorizuar për të qëndruar aty duhet që të largohet, ndryshe të mbajë përgjegjësi.

-Advertisement-

“Prania e personave të personave të pa autorizuar e cilësojmë si intimidim dhe presion ndaj votuesve. Ndaj autoritetet duke filluar nga policia ta adresojnë si shqetësim dhe të merren masat përkatëse. Është e papranueshme që qytetarët që nuk kanë lidhje me votimin apo me qendrat e votimit duhet që të braktisin, nëse refuzojnë ti përgjigjen këtij urdhri do të mbajë përgjegjësi. Kush ka votuar largohet”, ka thënë Celibashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera