Kryeprokurori Lumezi: Kam bërë përgatitjet për mbrojtjen e votës
Autori: Gazeta inFokus
16:03 | 08 June 2017
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim pune, përfaqësues të shoqërisë civile, me të cilët diskutoi për procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 11 qershor 2017.
Gjatë këtij takimi kryeprokurori Lumezi, i njoftoi të pranishmit se Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës, në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të vitit 2017.
Kryeprokurori Lumezi theksoi në këtë kontekst është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit në mes të Prokurorit të Shtetit, KQZ-së, PZAP-it, KGJK-së dhe Policisë së Kosovës me qëllim të ngritjes së nivelit të bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm për parandalimin e shkeljeve ligjore duke përfshirë hetimin, ndjekjen dhe gjykimin efikas të të gjitha veprave penale kundër të drejtave të votimit (kapitulli XVIII të Kodit Penal).
Gjithashtu, kryeprokurori Lumezi i informoi të pranishmit se është miratuar dhe ka hyrë në fuqi Plani i veprimit të sistemit prokurorial qe përcakton detyrat dhe obligimet e prokurorëve gjatë procesit zgjedhor. Prokuroria së bashku me Policinë e Kosovës kanë miratuar “Procedurat standarde të veprimit” me qëllim të specifikimit të veprimeve të përbashkëta standarde në të gjitha rastet që ndodhin gjatë procesit zgjedhor. Në planin e veprimit të sistemit prokurorial është përcaktuar funksionimi i dhomës operative për koordinim me të gjithë prokurorët që do të kryejnë detyrën e tyre në të gjitha 38 komunat e Republikës së Kosovës, respektivisht në 7 objektet e prokurorive themelore dhe në 31 stacionet e policisë në ato komuna ku prokuroria nuk ka objekt të vetin.
Kreu i Prokurorit të Shtetit ndër të tjera informoi se në këto zgjedhje të parakohshme do te angazhohen rreth 100 prokurorë dhe numër i mjaftueshëm i personelit të sistemit prokurorial.
Në fund të takimit kryeprokurori Lumezi iu bëri thirrje përfaqësuesve të OJQ-ve që nëse kanë ndonjë informatë se mund të jetë kryer ndonjë vepër penale që ndërlidhet me zgjedhjet t’ia paraqesin ato Prokurorit të Shtetit.
Ndërkaq, përfaqësuesit e shoqërisë civile e informuan kryeprokurorin Lumezi për angazhimin e tyre në zgjedhjet e 11 qershorit dhe u zotuan që për çdo parregullsi që do të shohin do të bashkëpunojnë me institucionin e Prokurorit të Shtetit.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































