Lajme

Kryeministri i Spanjës: Kurrfarë referendumi s’është mbajtur sot në Kataloni

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 01 October 2017

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, ka mbajtur një konferencë për media, pas ngjarjeve të sotme në Kataloni, ku u zhvillua një referendum i kontensuar për pavarësi ose jo të rajonit.

Rajoy ka deklaruar se “kurrfarë referendumi s’është mbajtur sot në Kataloni”.

Shumica e madhe e Katalonisë nuk ka marrë pjesë në referendumin e sotëm, dhe e kanë respektuar ligjin, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Rajoy ka thënë po ashtu se shpreson se udhëheqësit katalanas tani do të heqin dorë nga objektivat e tyre separatiste, dhe do t’i kthehen normalitetit politik.

Qendrat e votimit për referendumin e kontestuar të Katalonisë janë mbyllur në orën 8, sipas kohës lokale, ndërsa kutitë me vota raportohet të jenë dërguar në vende sekrete, për numërim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera