Kryeministri shqiptar krahason pagën minimale me shtetet e rajonit, Kosova në fund të listës
Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 16 March 2023
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se Qeveria e tij po punon për të rregulluar skemën e pagave, pas rritjes së pagës minimale.
Rama njoftoi se do të zhvillojë takime me sipërmarrësit për të diskutuar lidhur me rritjen e pagës minimale në sektorin privat, pasi që nga prilli, duhet të shkojë në së paku 40 mijë lekë, përkatësisht 352 euro.
“Nisim takimet me sipërmarrjen për domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave në sektorin privat, ku tanimë nga prilli minimumi i detyrueshëm është 40 mijë lek. Ndërkohë që qeveria po bën gati korrektimin e krejt skemës së pagave pas rritjes së ndjeshme të pagës minimale, si reagim ndaj vështirësive të paparashikuara të krijuara kudo prej agresionit të Putinit dhe inflacionit të luftës”, njoftoi kryeministri shqiptar.
Ndërkohë, për ta bërë një krahasim me shumën e pagës minimale në Shqipëri, ai listoi pagat minimale të shteteve të rajonit, përfshirë Kosovën.
Nga kjo renditje, Shqipëria figuron e treta në rajon, së shpejti me pagë minimale 352 euro, pas Malit të Zi që e ka 532 euro dhe Serbisë që e ka 460 euro pagën minimale.
Ndërkaq, Shqipëria lë pas Maqedoninë e Veriut, me një pagë minimale 327 euro, Bosnjë-Hercegovinën, me 304 euro dhe në fund, Kosovën, që ka një pagë minimale 264 euro. /Reporteri.net/.
Të tjera
-
Raporti i GLPS-së: Plot 688 ditë është kohëzgjatja mesatare për zgjidhjen e rasteve të korrupsionit në gjykatat e Kosovës
Gati dy vjet është kohëzgjatja mesatare për zgjidhjen e rasteve të korrupsion...
-
Vetura bie në lumë në Rrugën e Arbrit, shpëton shoferja
Një automjet tip Golf 5 ka dalë nga rruga në segmentin e rrugës Arbrit tek Ur...
-
Gërvalla e McKay flasin për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Kosovës
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe forcimi i partneritetit m...
-
Vdés gardiani i burgut, dyshohet se ra nga qershia
Ka vdekur një gardian i Burgut të Dubravës. Klankosova.tv mëson se Hasib C...
-
Temperatura rekord në Indi, termometri arrin në 50 gradë Celsius
Temperatura rekord prej 49,9 gradë Celsius është regjistruar dje, të martën, ...
-
Pritet që raporti i Borrell-it të rekomandojë shfuqizimin e sanksioneve ndaj Kosovë
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri,...
-
Avancimi i statusit të Kosovës në AP të NATO-s, Quni: Çështje e ngritur që nga ish-presidenti Rugova
Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s po shihet ...
-
ATK: Vetëm gjatë 2023-tës, këngëtarët kanë paguar mbi 2.7 milionë euro tatime
Kreu i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka thënë se gjatë vi...
-
Drejtoresha amerikane e Peace Corps vjen në Kosovë, do të takohet me Vjosa Osmanin
Drejtoresha e Korpusit për Paqe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Carol Sp...
-
Gërvalla e McKay diskutojnë për sigurinë dhe forcimin e partneritetit
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe forcimi i partneritetit m...
-
“Të gjithë sytë nga Rafah”, kuptimi i fotos virale në Instagram, mbi 27 mln ripostime
Lufta në Rripin e Gazës nuk është më në errësirë. Këtë e dëshmon suksesi g...
-
Qytetari në Prizren gődet me veturë një polic
Është arrestuar një burrë në Prizren, pasi dyhsohet se e kishte goditur me ve...