Lajme

Kryeministri Rama lutet të nxirren të gjithë ata që janë ende nën gërmadha

Autori: Gazeta inFokus 07:10 | 27 November 2019

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas më shumë se 24 orëve pas tërmetit që la të vdekur 24 persona e më shumë se 650 të lënduar, është lutur që të gjenden edhe njerëz të tjerë që ende vazhdojnë të qëndrojnë nën gërmadha.

Rama ka shkruar në Facebook se me lutjen që kjo ditë të nxjerrë jetë të tjera nga errësira e gërmadhave, ju uroj një frymëmarrje pak më të lehtësuar në familjen tuaj.

Ndryshe, deri më tani nga tërmeti 6.4 ballë që tronditi Shqipërinë janë raportuar të vdekur 24 persona, mbi 650 të lënduar, derisa, edhe disa të tjerë po vazhdojnë të qëndrojnë të zhdukur nën gërmadha.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera