Lajme

Kryeministri malazez: Nuk përfituam asgjë që vendosëm sanksione kundër Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 08:49 | 30 January 2024

Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajiq tha se ndjekja e politikës së sanksioneve të BE-së ndaj Moskës nuk i solli asnjë përfitim Malit të Zi.

“Në vitin 2021 dhe 2022, kur votuam për miratimin e sanksioneve kundër Rusisë, nuk patëm asnjë përfitim”, tha Spajiq.

Ai theksoi se Mali i Zi, për dallim nga vendet e BE-së, ende nuk ka mundësi të marrë ndihmë financiare nga komuniteti për kompensimin e humbjeve, dhe në këtë drejtim si veçanërisht të rëndësishme e theksoi çështjen e anëtarësimit në Union.

-Advertisement-

Spajiq tha për “Politiko” se Mali i Zi është i pari në radhë për t’u anëtarësuar në BE në mesin e vendeve të tjera të Ballkanit dhe shprehu shpresën se do të anëtarësohet në Union deri në vitin 2028.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera