Lajme

Kryeministri Kurti takoi Ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, ja për çfarë diskutuan

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 28 March 2022

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti, sot ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Norvegji, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një njoftimi nga zyra e kryeministrit thuhet se në fillim të vizitës zyrtari, Kurti është pritur në takim nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Anniken Huitfeldt.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Norvegjisë ia ka dhënë Republikës së Kosovës, veçanërisht për sigurinë dhe zhvillimin socio-ekonomik të vendit tonë, si dhe mbështetjen e Norvegjisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Gjithashtu në këtë takim kryeministri është së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna dhe Zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.

Në këtë takim u bisedua për mundësitë për të forcuar dhe thelluar marrëdhëniet dypalëshe.

“Kryeministri Kurti shprehu interesimin për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe marrëdhëniet tregtare mes dy shteteve. U bisedua edhe për invazionin e agresionin rus në Ukrainë dhe pasojat që ka shkaktuar si në ekonomi po ashtu edhe në siguri, në Evropë e posaçërisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti theksoi se Kosova është rreshtuar krahas botës demokratike, duke ju bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, si dhe duke shprehur gatishmërinë për të pranuar 20 gazetarë e për të strehuar deri në 5000 refugjatë ukrainas”, thuhet tutje në njofti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera