Lajme

Kryeministri Kurti largohet nga Kuvendi

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 13 July 2023

Pas dhunës fizike e tensioneve në Kuvend, kryeministri Albin Kurti, është kapur para pak çastesh duke u larguar nga objekti i Kuvendit të Kosovës.

Deri më tani, kryeministri i vendit, nuk është prononcuar për rrahjen që ndodhi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por i njëjti ka vendosur të largohet nga aty.

Nuk dihet nëse do të vazhdohet seanca e sotme, anipse kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, pas eskalimit të situatës lajmëroi për vetëm 30 minuta pushim.

Deri më tani nuk ka njoftim për vazhdimin e seancës.

-Advertisement-

r

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera