Lajme

“Kryeministri e ka për detyrë me tërheq kuadrot më të mirë të mundshëm e jo me i largu ato”

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 08 August 2023

Kryeministri e ka për detyrë me kriju kushte dhe ambient të mirë për punë, që me terhjek kuadrot më të mirë të mundshëm – e jo me i largu. Një kryeministër duhet shpesh me ndërmarrë veprime që në afatshkurtër duken keq, po që kanë efekte speciale të mira afatgjate. E jo me tentuar me çdo kusht që veprimet afatshkurta me qenë ideale e perfekte por me efekte të temrrshme afatmesme dhe afatgjata. Kjo e dallon nje lider dhe vizionar nga nje lider popullist ndoshta.

Nuk është mire Ministri i Mbrojtjes me të jap dorëheqje në këtë gjendje krize në veri. E vlerësoj punën dhe aktin e tij. Njeri jep dorëheqje kur është në një gjendje pa zgjidhje! Gjithçka po flitet pse ka japur dorëheqje, por ky nuk është rasti dhe hera e parë.

Edhe një zv minsitër i arsimit dhe shkencës kur pat dhënë dorëheqje, pa shumë zhurëm, e kam kuptu që puna nuk është mirë. Ai zv minister ndoshta ka qenë kuadri më i mire që kemi për atë pozitë dhe punë. Gjithashtu ministri i shëndetësisë. Një profesionist në SHBA.. u largua edhe ai. Kjo tregon shumë për ambientin në qeveri. Një zv ministre tjetër e arsimit japi dorëheqje këto ditë, e në shëndetësi dy ministra. Ka paterne, nuk është rast i izoluar.

-Advertisement-

Kryemistri duket që ka telashe të mëdhaja me menaxhu qeverinë dhe shtetin. Nga politikat dhe veprimet e gabuara, sidomos në veri dhe lufta me aleatë tanë, izolimi edhe më i madh i Kosovës, politikat e gabuara ekonomike.. gjendja në arsim dhe shëndetësi.. siguria qytetare, krimet e shtuara.. e ka sjellë Kosovën dhe vehtën në pozitë shumë të keqe. Thujase e pariparueshme është situata me qeverinë.

Me politikat e gabuara dhe veprimet jo të duhura po i vendosë në siklet dhe presion për minitarat e tij. Po krijon një ambient dhe frymë ku nuk mundesh me punu dhe qeverisë. Ku ti duhesh me jap dorëheqje nga kjo marrëzi. Ndoshta Rozata Hajdari nuk ka aspak faj për vajin e miellin! Ndoshta as ministri i brendshëm nuk është aq avanturist por ajo klimë është krijuar nga menaxher i qeverisë.

Problemi tjetër i tij është kokëfortësia dhe se nuk e ndëgjon askënd. Si duket nuk po ka kushte të mira profesionale me punu ministrat në qeveri, përatë po ikin ministrat. Edhe kur ministrat gabojnë apo ndonjë ambasador, ai nuk i largon por i mbronë ata, duke kompromituar pozitën e tij dhe të Kosovës.

Kjo nuk dmth që është njeri i keq dhe që ka qëllime të kqija. Thjesht mjetet dhe metodat që po përdorë po japin rezutate negative për qeverinë dhe Kosovën. Shkathësitë e tija me bë kompromise pa dëme janë shumë të cunguara, e kompromisi është mjeti kryesor me lëvizë përpara. Ti e arrinë qëllim tend por me një rrugë tjetër. Përatë kryesisht është bllokuar me reformim të drejtësisë, me veri.. me aleat, me njerëz të tij.. thujase me të gjithë dhe kjo nuk është aspak mirë dhe e qëndrueshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera