Lajme

Kryediplomati italian: Situata më pak e tensionuar në veri

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 28 December 2022

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka thënë se ka muaj që po punohet për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Kështu ka thënë ai në një konferencë për media në ministrinë e Jashtme, shkruan Associated Press.

“Sa i përket Kosovës, ne kemi muaj që po punojmë intensivisht, me një prani të vazhdueshme italiane të ushtrisë sonë në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që po kryejnë një rol politik. Ata janë paqeruajtësit dhe mendoj se rezultatet mund të shihen. Ka shumë vlerësim, besoj se sot situata është më pak e tensionuar”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera