Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia: Të mos ndalen protestat deri sa të ikë Rama

Autori: Gazeta inFokus
18:21 | 12 November 2022
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, e vetmja që drejtohet nga opozita në vend, ishte i pranishëm në protestën e madhe të organizuar të shtunën para kryeministrisë. Bardh Spahia u bëri thirrje njerëzve, por edhe Sali Berishës e Ilir Metës, që të mos ndalen te vetëm një protestë, por të vijojnë deri sa të arrihet largimi i Ramës.
“Era e ndryshimit nisi nga Shkodra dhe kam bindjen më të thellë se me këtë vullnet, me këtë kurajë për të mos u dorëzuar, me vetëdijen për të luftuar për atë që na takon, era e ndryshimit po fryn në të gjithë Shqipërinë”, tha Spahia.
“Sot është një ditë e bukur lirie! Por kjo nuk mjafton nëse ne vendosim ta lëmë me kaq. Protesta jonë duhet të jetë e pandalshme deri në ditën që ky kryeministër dhe qeveria e tij të japin dorëheqje dhe t’i hapin rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme”.
Spahia tha se shpopullimi ka prekur veçanërisht qytetin që ai drejton. “Vetëm vitin e kaluar nga Shkodra u larguan mbi 5 mijë qytetarë. Këtë vit ky numër ishte shume herë më i madh. Janë larguar nga vendi i tyre dhe ky nuk është thjesht emigrim. Ky është eksod. Ikje për t’u larguar nga e keqja, nga krimi dhe korrupsioni që sundon! Në rini, edhe unë kam ikur nga Shqipëria, por u ktheva sërish! Jam kthyer me ëndrrën se vetëm këtu mund të jetoj siç ma do zemra me familjen dhe me miqtë e mi. Nuk na duhet të ikim ne nga vendi! Është koha që të ikë qeveria!./a2cnn

Të tjera
-
Prokuroria deklarohet për vdekjen e të riut në Gjakovë
Prokuroria Themelore e Gjakovës, është deklaruar për rastin tragjik të të riu...
-
Sot varroset i riu që dyshohet se vdiq nga lëndimet në një fabrikë të tullave në Gjakovë
Sot varroset 21-vjeçari i dyshohet se vdiq pasi pësoi lëndime të rënda në një...
-
Vala e të nxehtit zbutet, parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Vala e të nxehtit afrikan vazhdon të mbetet prezent në Kosovë edhe për gjatë ...
-
Ku i blen Kosova naftën dhe karburantet e tjera?
Nga gjithsej 338.5 milionë litra karburante të importuara në Kosovë që nga ja...
-
Thatësira në rajon, AP shkruan se si pishina e Gërmisë s’po mund të mbushet me ujë
Ballkani Perëndimor po përballet me një thatësirë të rëndë pasi një valë të n...
-
“Fjalitë më të rënda për t’u thënë e për t’u dëgjuar” – Onkologja Vildane Goga flet për momentin kur komunikohet diagnoza e kancerit
Në një rrëfim të ndjerë për Infokus, onkologja Vildane Goga ka folur për sfid...
-
Lutfi Haziri nuk do zgjedhje të reja: “Kosova nuk e ka atë komoditet”
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se nuk voton për...
-
Tejkaloi shpejtësinë, shoferi në Ferizaj gjobitet me 300 euro dhe i ndalohet vozitja për 3 muaj
Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka gjobitur me 300 euro dhe 3 muaj ndalim t...
-
Gjendet pa shenja jete një i moshuar në liqenin e Pogradecit
Një burrë i moshuar është gjetur pa shenja jete në liqenin e Pogradecit. S...
-
Dje sërish dështoi konstituimi i kuvendit, nesër përpjekja e radhës
Dje dështoi përpjekja e 42’të për konstituimin e kuvendit. Një përpjekje e ti...
-
Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas
51 persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve në Teksas, përfshirë 15 fëmijë...
-
Çka thuhet në raportin e Policisë për 2 vjeçaren që u mbyt në pishinë
Një fëmijë 2 vjeçar është mbytur mbrëmë në një pishinë familjare në fshatin Z...