Lajme

KRU “Prishtina” u bën thirrje konsumatorëve t’i instalojnë ujëmatësit individual

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 22 August 2024

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët që është e obligueshme të instalohen ujëmatësit individual.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ata kanë shkruar se ujëmatësi individual është i nevojshëm në rast të rrjedhjes së ujit brenda ndërtesës, teksa kanë shtuar se faturimi u vendoset atyre që kanë ujëmatës të përbashkët.

“Lusim konsumatorët të cilët jetojnë në ndërtesa kolektive ( të vjetra si psh. lagjja” Ulpiana”,” Dardania”, ” Bregu i Diellit” , etj) e të cilët faturohen me ujëmatës të përbashkët, që sa më shpejt të instalojnë ujëmatës individual për shkak të faturimit sa më real. Ju që keni 2 vertikale duhet të vendosni 2 ujëmatës, 3 vertikale 3 ujëmatës, 4 vertikale 4 ujëmatës, 5 vertikale 5 ujëmatës. Pse duhet të instalohet ujëmatësi individual: Në rast të ndonjë rrjedhje të ujit në ndonjë vertikale brenda ndërtesës, i tërë uji që rrjedh iu faturohet juve që jeni me ujëmatës të përbashkët me ç’rast edhe nuk jemi përgjegjës për çfarëdo dëmtimi brenda ndërtesës suaj”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

-Advertisement-

Po ashtu, kanë njoftuar se vendosja e ujëmatësve individual për herë të parë vendoset nga konsumatori.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera