Krizë urie, OKB kërkon 800 milionë dollarë për Afganistanin
Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 10 April 2023
Agjencia e OKB-së për ushqim ka deklaruar se i duhen urgjentisht 800 milionë dollarë për gjashtë muajt e ardhshëm për të ndihmuar Afganistanin, i cili është në rrezikun më të lartë të urisë.
Agjencitë e ndihmës kanë ofruar ushqim, arsim dhe mbështetje të kujdesit shëndetësor për afganët pas pushtimit të talebanëve në gusht të vitit 2021 dhe pas kolapsit ekonomik që pasoi. Por, ndihmat janë ndikuar rëndë nga një dekret i talebanëve që ndalon gratë të punojnë në organizatat joqeveritare kombëtare dhe ndërkombëtare, shkruan Associated Press, përcjell Gazeta Express.
OKB-ja nuk ishte pjesë e këtij ndalimi, por javën e kaluar tha se qeveria e udhëhequr nga talibanët ka ndaluar gratë afgane të punojnë në agjencitë e saj në vend.
Për këtë rast, Programi Botëror i Ushqimit tha se gratë punonjëse luajnë një rol jetik në ofrimin e ndihmës ushqimore dhe se do të bëjë çdo përpjekje të mundshme të sigurojë përfshirjen aktive të stafit femër.
“WFP ka nevojë urgjente për 800 milionë dollarë për gjashtë muajt e ardhshëm për të vazhduar ofrimin e ndihmës për njerëzit në nevojë në të gjithë Afganistanin,” tha organizata. “Uria katastrofike ka trokitur në dyert e Afganistanit dhe nëse nuk ka mbështetje humanitare, qindra mijëra afganë të tjerë do të kenë nevojë për ndihmë për të mbijetuar.”
AP shkruan se sipas një deklarate nga zyra e agjencisë për çështjet humanitare, kërkesat totale të financimit ‘të menjëhershëm’ për të adresuar boshllëqet kritike për tre muajt e ardhshëm është 717.4 milionë dollarë. Tutje, kjo zyrë ka deklaruar se Afganistani është operacioni i tij me financimin më të ulët globalisht, pavarësisht se është kriza më e madhe humanitare në botë.
Pushtimi i talebanëve çoi miliona afganë në varfëri dhe uri pasi ndihma e huaj u ndal pothuajse brenda natës. Afganistani po përballet me vitin e tretë radhazi të kushteve të thatësirës, me vitin e dytë të rënies ekonomike dhe ende po vuan nga dekada konflikti dhe fatkeqësish natyrore.
Të tjera
-
Haradinaj: Kosova pjesë e Aleancës së Perëndimit e jo izolimit
Kryetari i AAK dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se ...
-
Kjo është ish-banorja e BBVK që po e përkrahë Ganimete Musliun
Ganimete Musliu kandidatja për deputete me numër 12 nga Partia Demokratike e ...
-
Pronarët e kompanive më të mëdha teknologjike në botë favorizohen në inaugurimin e Donald Trump
Liderët e kompanive kryesore të teknologjisë në Amerikë, Mark Zuckerberg i Fa...
-
Osmani uron Trumpin: Kosova e gatshme të punojë me ju për të forcuar marrëdhëniet mes dyja vendeve
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka dërguar një letër urimi presiden...
-
Tentim vrạsja në Gjakovë, policia jep detaje
Sot në qytetin e Gjakovës rreth orës 16:50 janë dëgjuar të shtëna me armë zja...
-
Bedri Hamza premton mbështetje, zhvillim dhe përmirësim të teknologjisë për prodhuesit vendorë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka vizituar qumështoren...
-
“Që nga sot, politika zyrtare e SHBA ka vetëm dy gjini” – E konfirmon Donald Trump
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka konfirmuar...
-
“Zoti më shpëtoi që ta bëj Amerikën të madhe sërish” –Trump në fjalimin inaugurues flet për sụlmin ndaj tij
Duke folur për rrugëtimin e vështirë drejt rikthimit në Presidencën amerikane...
-
Dyshohet për një tentim vrạsje në Gjakovë
Para pak minutash janë dëgjuar disa të shtëna armësh në qytetin e Gjakovës. ...
-
“Koha e artë e amerikanëve nis tani” – Fjalët e para të Donald Trump si President i ri i SHBA-së
Pas betimit si President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald ...
-
Devolli takon ambasadorin e ri amerikan në NATO, si dhe senatorë e kongresmenë
Edhe një ditë e re në kryeqytetin amerikan, edhe një ditë e mbushur me takime...
-
Donald Trump betohet si Presidenti i ri Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Donald Trump dhe JD Vance janë betuar si Presidenti dhe zv.presidneti i SHBA-...