Rozë

Krimineli më i pashëm në botë po divorcohet nga gruaja!

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 10 July 2017

Gruaja e kriminelit më të pashëm në botë, Melissa Meeks, ka zbuluar në një intervistë të saj se ka paraqitur në gjykatë, lëndë për divorc nga burri i saj.

Një gjë të tillë sipas saj pas gjithë ngjarjes kur ajo kuptoi se Jeremy Meeks, e tradhtoi atë me Chloe Green, transmeton Klan Kosova.

”Sa u zgjova nga gjumi, një person të cilin ende nuk e njoh, më dërgoi një fotografi ku burri im puthej me atë grua” është shprehur Melissa.

-Advertisement-

Tutje ajo shton se pas asaj që pa është ndier e shkatërruar dhe asnjëherë nuk kishte menduar se do tradhtohej me dikë tjeetër.

Sipas saj, divorci është vendimi më i mirë i mundshëm si rezultat i gjithë kësaj gjendjeje në të cilën po kalon çifti!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera