Lajme

Kreu i NATO-s thotë se raketa që goditi Poloninë ka të ngjarë të jetë lëshuar nga mbrojtja e Ukrainës, por Rusia mbanë përgjegjësinë përfundimtare

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 16 November 2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se hetimet e hershme sugjerojnë se sulmi vdekjeprurës në Poloni të martën ka gjasa i shkaktuar nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase, shkruan CNN, transmeton Gazeta Infokus.

Ai në një konferencë për media tha se për këtë gjë Rusia e mban përgjegjësinë përfundimtare.

“Analiza jonë paraprake sugjeron se incidenti ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga raketa e mbrojtjes ajrore ukrainase e lëshuar për të mbrojtur territorin ukrainas kundër sulmeve me raketa ruse. Por më lejoni të jem i qartë, ky nuk është faji i Ukrainës. Rusia mban përgjegjësinë përfundimtare, pasi ajo vazhdon luftën e saj të paligjshme kundër Ukrainës. Ne nuk kemi asnjë indikacion se Rusia po përgatit veprime ushtarake sulmuese kundër NATO-s,”, tha Stoltenberg gjatë një konference për shtyp të mërkurën në Bruksel.

-Advertisement-

Sic raporton CNN, Stoltenberg tha gjithashtu se incidenti i raketave tregon se lufta “vazhdon të krijojë situata të rrezikshme” dhe se konflikti është “përgjegjësi e Presidentit [Vladimir] Putin”.

“Unë mendoj se ky [incident me raketa] tregon se rreziqet janë të lidhura me luftën e vazhdueshme në Ukrainë, por nuk e ka ndryshuar vlerësimin tonë themelor për kërcënimin kundër aleatëve të NATO-s,” tha ai.

Stoltenberg po ashtu shtoi se hetimi për incidentin me raketa në Poloni është duke vazhduar dhe NATO do të vazhdojë të monitorojë situatën “nga shumë afër”.

“Ne duhet të qëndrojmë vigjilentë, të qetë dhe të koordinuar ngushtë,” shtoi ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera