Sport

Krerët e FFK-së vizituan pjesëmarrësit e kursit të tretë për Licencën C të UEFA-s

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 17 April 2018

Në Banjën e Pejës “Onix” Federata e Futbollit e Kosovës po vazhdon shkollimin e trajnerëve të futbollit për Licencën C të UEFA-s në bashkëpunim me Federatën Gjermane të Futbollit (DFB), shkruan infokusi.

Këto ditë është duke u mbajtur kursi i tretë, ku po marrin pjesë 24 trajnerë, kurse sot pjesëmarrësit e këtij kursi i vizituan nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi, anëtari i KE-së, Bakir Burri, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu dhe shefi i financave, Agim Gashi.

LEXO EDHE: Vlerësimi i inspektorëve të UEFA-s për Stadiumin e Prishtinës bëhet publik

-Advertisement-

Me këtë rast ata i përgëzuan ligjëruesit për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë këtij shkollimi, derisa theksuan rëndësinë që të vazhdohet me kurset e këtilla, në mënyrë që në çdo shkollë futbolli dhe në klube të punojnë trajnerë të licencuar, gjë e cila edhe synohet nga FFK-ja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera