Sport

Krerët e FFK-së vizituan në spital ish-futbollistin e Trepçës, Gëzim Kaçaniku

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 25 January 2020

Presidenti Agim Ademi në shoqëri të sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, anëtarit të KE-së, Xhelal Broja dhe kryetarit të KF “Trepça”, Avni Haxhiu, e kanë vizituar sot ish-futbollistin e njohur mitrovicas, Gëzim Kaçaniku, i cili ndodhet në spital për shërim.

Me këtë rast presidenti Ademi me bashkëpunëtorë i dhanë kurajë Kaqës, siç e njohin të gjithë në Mitrovicë, për ta përballuar me vullnet e sukses edhe këtë sfidë dhe njëherësh uruan që ai sa më parë të kthehet në fushën e gjelbër për të vazhduar të japë kontributin e tij si trajner në zhvillimin e grupmoshave të reja në KF “Trepça”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera