Sport

Krerët e FFK-së e takuan legjendën e futbollit botëror (FOTO)

Autori: Erion Maliqaj 21:03 | 12 December 2018

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu,  po qëndrojnë në Zvicër, shkruan Gazeta inFokus.

Sot, pas takimit me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin, Krerët e FFK-së e kanë takuar në një takim joformal dhe miqësor ish-presidentin e UEFA-s, Michel Platini.

Presidenti Ademi e ka falënderuar legjendën e futbollit francez për gjithçka çfarë bëri për futbollin e Kosovës dhe për hapjen e rrugës së anëtarësimit në UEFA. Njëherësh atij iu bë ftesë për të qenë mysafir i FFK-së si shenjë falënderimi për atë që bëri për futbollin e Kosovës, të cilën ai e pranojë me kënaqësi.

-Advertisement-

Nga ana e tij Platini e kujtojë rrugëtimin e FFK-së për në UEFA e FIFA, derisa me nostalgji e kujtojë presidentin Fadil Vokrri dhe shprehi dhimbjen dhe ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e tij. Platini premtoi se shumë shpejtë do të jetë për vizitë në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera