Lajme

Krasniqi tregon për privilegjet e komunitetit serb në Kosovë: Komunat me shumicë serbe kanë marrë rreth 62% më shumë buxhet për kokë banori

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 09 February 2023

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në një konferencë për media ka thënë se në komunat me shumivë serbe përbëjnë 25% të komunave në Kosovë, pavarësisht se komuniteti serb përbën vetëm 4% të popullsisë.

“Në 14 vitet e fundit, 10 komunat me shumicë serbe kanë marrë mesatarisht 62% më shumë buxhet (gjithsej) për kokë banori, si dhe 89% më shumë në shpenzime kapitale për kokë banori, sesa 28 komuna e tjera, prej të cilave 27 janë me shumicë shqiptare” ak thënë mes të tjerash Krasniqi.

Ai shtoi se në 10 vitet e fundit, në kuadër të komunave në veri, komandanti i Policisë ka qenë nga radhët e komunitetet serb, i emëruar nga kryetari i Komunës.

-Advertisement-

“Ne besojmë që Kushtetuta dhe praktikat tona në Kosovë ofrojnë të drejtat më të avancuara në Rajon dhe në Evropë. Por nëse Serbia mendon se ajo është shembull dhe model në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të minoriteteve, atëherë ne jemi të gatshëm që dëgjojmë/mësojmë më shumë për Këshillet Kombëtare në Serbi ashtu që edhe ne të zbatojmë një mekanizëm të tillë për komunitetin serb në Kosovë” shtoi Krasniqi.

“Sepse për paqe të qëndrueshme dhe siguri në Ballkanin Perëndimor duhet të ketë simetri të drejtash, dhe jo qasje privilegjuese ndaj një pakice apo komuniteti” përfundoi ai.

Ky është fjalimi i plotë i ministrit Krasniqi:

Fundjavën që lëmë pas, Kryeministri Kurti pati një takim me përfaqësues politikë të komunitetit boshnjak e shqiptar që jetojnë në Serbi.

Ata potencuan që janë të pakënaqur me statusin e boshnjakëve dhe shqiptarëve në përgjithësi dhe në veçanti në komunat e Novi Pazarit, Tutinit e Sjenicës në Sanxhak si dhe të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Luginë dhe kërkuan reciprocitet të të drejtave me serbët në Republikën e Kosovës.

Ditë më parë, si reagim, Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq qenka pas deklaruar se Serbia është vendi me të drejtat më të mëdha për pakicat, duke veçuar Këshilllet Kombëtare të pakicave si mekanizmi më i mirë i respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi.

Por më lejoni të rikujtoj se në Kosovë 93% janë shqiptarë, 4% serbë dhe 3% boshnjak, turk, ashkali, egjiptian, rom, goran, malazez dhe kroat.

Kemi 10 komuna me shumicë serbe. Kjo përbën një total prej 25% të komunave në Kosovë, pavarësisht se komuniteti serb përbën vetëm 4% të popullsisë totale.

Në 14 vitet e fundit, 10 komunat me shumicë serbe kanë marrë mesatarisht 62% më shumë buxhet (gjithsej) për kokë banori, si dhe 89% më shumë në shpenzime kapitale për kokë banori, sesa 28 komuna e tjera, prej të cilave 27 janë me shumicë shqiptare.

Nga 38 komuna, 15 nënkryetarë janë nga radhës e komuniteteve jo shumicë. Shumica prej tyre me vullnet të mirë, jo sepse ka ndonjë obligim ligjor.

Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 120 ulëse, 20 janë të rezervuara për komunitetet jo shumicë. 10 për atë serbë që përbën dyfishin e përbërjes etnike serbe të popullatës së përgjithshme.

Dy nga pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës janë të komunitetit jo shumicë, që i bie 40% e këtyre pozitave janë për komunitetin jo shumicë.

Komisionet Parlamentare për komunitete dhe për të drejtat e njeriut udhëhiqen nga përfaqësues të komuniteteve jo shumicë.

Kabineti aktual Qeveritar ka 18 anëtarë, përfshirë Kryeministrin. 4 prej tyre janë nga komuniteti jo shumicë.  Njëra nga 3 zëvendëskryeministrat e Republikës është poashtu nga komuniteti jo shumicë.

Në Zyrën e Kryeministrit kemi Zyrën për Çështje të Komuniteteve që kontribuon dhe promovon të drejtat e komuniteteve duke siguruar zbatimin e kornizës ligjore dhe përmbushjen e nevojave të komuniteteve.

Kosova ka këshillin konsultativ për komunitete në kuadër të Zyres së Presidentes, si kategori kushtetuese.

Ndryshimet kushtetuese kërkojnë mbështetjen e 2/3 të dyfishta. Praktikisht, komunitete jo-shumicë kanë të drejtën e vetos për çdo ndryshim kushtetuese por edhe të legjislacionit vital që prek të drejtën dhe interesin e komunitetit.

Dy nga nëntë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës më të lartë në vend, vijnë nga komuniteti jo shumicë.

Ka kuota të caktuara për përfshirjen e komuniteteve jo shumicë në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes, pra në Polici dhe FSK.

10% e te punësuarve në administratën publike vijnë nga komunitetet jo shumicë. Komuniteti serb këtu është i privilegjuar.

Komuniteti serb në nivel lokal, përveç të drejtave kanë edhe kompetenca të fuqishme, gati sa qeveria qendrore. Madje në disa fusha kanë kompetenca të njëjta sa qeveria qendrore. Nuk ka asnjë kompetencë që mund të marrë pushteti lokal nga qeveria qendrore që nuk e kanë komunat me shumicë serbe.

Në 10 vitet e fundit, në kuadër të komunave në veri, komandanti i Policisë ka qenë nga radhët e komunitetet serb, i emëruar nga kryetari i Komunës.

Ne besojmë që Kushtetuta dhe praktikat tona në Kosovë ofrojnë të drejtat më të avancuara në Rajon dhe në Evropë. Por nëse Serbia mendon se ajo është shembull dhe model në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të minoriteteve, atëherë ne jemi të gatshëm që dëgjojmë/mësojmë më shumë për Këshillet Kombëtare në Serbi ashtu që edhe ne të zbatojmë një mekanizëm të tillë për komunitetin serb në Kosovë.

Sepse për paqe të qëndrueshme dhe siguri në Ballkanin Perëndimor duhet të ketë simetri të drejtash, dhe jo qasje privilegjuese ndaj një pakice apo komuniteti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera