Lajme

Dy raste të dhụnimit në rajonin e Prishtinës, arrestohen tre persona

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 03 Shkurt 2025

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e tre personave në rajonin e Prishtinës për veprën penale “dhunim”.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në Prishtinë dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, shkruan Insajderi.

Sipas PK’së, ngjarja ka ndodhur përgjatë së dielës.

-Advertisement-

“Prishtinë / 02.02.2025 – 13:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje“, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në Fushë Kosovë është arrestuar një person për të njëjtën vepër penale. Siç thuhet në raport, i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Fushë Kosovë / 31.01.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt“, thuhet në raport.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy