Krasniqi përmend lavdet ndaj Ivanoviqit, pyet për kë punon Albin Kurti

Autori: Gazeta inFokus
18:02 | 06 April 2023
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi thotë se puna e Qeverisë Kurti në këto dy vite në pushtet është karakterizuar me afera korruptive, skandale dhe dështime të njëpasnjëshme.
Krasniqi në seancën plenare të Kuvendit ka përmendur edhe ambasadorin Martin Berishaj, ku thekson se pavarësisht fakteve dhe akuzave për të, Berishaj vazhdon të mbetet në pushtet.
“Aferat korruptive, skandalet dhe dështimet e njëpasnjëshme janë temat kryesore që e karakterizojnë këtë qeveri në dy vitet e para të punës. Kjo u konfirmuar së fundmi edhe në raportin e publikuar për Kosovën nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku shpërfaqet paaftësia dhe dështimet e Qeverisë Kurti për të ndërtuar institucione kredibile, të përgjegjshme dhe të pakorruptuara.Ky raport fakton korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin e rasteve të tilla, mungesën e hetimit dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, përfshirë dhunën në familje apo dhunën seksuale, dhe ngre shqetësimin se si zyrtarë të korruptuar vazhdojnë të mbajnë pozicione të larta në sektorin publik. Kjo është e vërteta e kësaj Qeverie, e cila, në dy vitet e para të punës nuk ia solli asnjë të mirë vendit, por krijuan veç skandale të cilat kanë përfshirë të gjitha sektorët”, thotë Krasniqi.
“E emërues i përbashkët mbetet ambasadori Martin Berishaj, i cili, përkundër raportimeve, fakteve dhe akuzave, vazhdon të mbetet në detyrë pa dhënë asnjëherë llogari për miliona euro të shpërdoruara e të dyshimta. Ai quditërisht është marrë në mbrojtje nga krerët e shtetit, të cilët në kushte normale do duhej të distancoheshin nga Martin Berishaj, pas këtyre akuzave”, shtoi Krasniqi.
“Për herë të parë kemi dëgjuar një Kryeministrin duke thurur laved edhe për kriminelë të tjerë, si rasti i Oliver Ivanoviqit, duke thënë se ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesin e komunitetit në qytetit të tij, ndërkohë që i njëjti ishte i akuzuar për krime lufte në vitin 1999 si dhe për vrasje të rëndë në vitin 2000, ku ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me nëntë vjet burg. Ne të gjithë jemi ndi keq kur kemi dëgjuar atë deklaratë, por imagjinojeni tani se në çfarë gjendje emocionale kanë qenë familjarët që ende nuk din asgjë për fatin e me të dashurve të tyre”, thotë ajo.
“Ndonjëherë të bën të mendosh se për kë në të vërtetë punon ky njëri, i cili i ka dyert e mbyllura në Shtëpinë e Bardhë, sepse përveç vizitave në kompanitë amerikane, aty nuk u pa asnjëherë.E duke mos ditur nga t’ia mbai, ai ka filluar të sulmoj LDK-në. Por në të vërtetë halli i tij diku tjetër, 51% ka filluar të shëmbet më të madhe, e nuk po di si ti mbajë në parti as deputetët që kanë filluar t’i ikun, pasi e kanë kuptuar të vërtetën e tij të hidhur prej një mashtruesi. Që fatkeqësisht dështimet dhe mungesën e rezultateve të kësaj qeverie më së keqi po i përjetojnë qytetarët në përditshmërinë e tyre”, tha Krasniqi.

Të tjera
-
Dodik e shmang paraburgimin, paraqitet vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës
Lideri i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, e ka shmangur vuaj...
-
Aksident zingjiror mes disa veturave në Veternik
Një aksident zingjiror ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht ...
-
Policia në Mitrovicë parandalon përleshje mes të rinjve, arrestohen 15 persona
Një përleshje e planifikuar fizike mes dy grupeve të rinjsh është parandaluar...
-
Zja*rri përfshin majën e Goleshit në Drenas, pamje alarmante nga vendngjarja
Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në majën e malit të Goleshit në Drenas, du...
-
E pazakontë në Pejë: Mjeku nxjerr protezën e dhëmbëve nga lukthi i një pacienti
Një intervenim i pazakontë është bërë në spitalin e përgjithshëm të Pejës. ...
-
Alarmon avokati Fetahu: Komisioni i fshehtë në Kuvend është jo kushtetues, çdo deputet që e voton e shkel Kushtetutën
Avokati i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Fetahu, ka ngritur shqetësim ...
-
Aktakuza ndaj Damkës, Musliu-Shoshi: Hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së skandalit që e kemi denoncuar
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka përshëndetur aktakuzën që Prokur...
-
OKB: 613 palestinezë janë vr*arë në pikat e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Gaza
Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar këtë të prem...
-
“Toka e Babës” – Rifat Smani tregon se është një nga problemet më të mëdha të shqiptarëve, për këtë arsyje nisi serialin e ri
Rifat Smani, një prej aktorëve më të njohur në skenat shqiptare, ka filluar n...
-
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në përvjetorin e 249-të të Pavarësisë së ...
-
Kurti takohet me dy deputetë britanikë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në...
-
Haziri: Vendimi i Kushtetueses është kristal i qartë, por po keqinterpretohet nga LVV
Lutfi Haziri, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se ve...