Krasniqi nga ShBA-ja: Asociacioni të jetë pjesë e marrëveshjes së përgjithshme

Autori: Gazeta inFokus
22:36 | 01 February 2023
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se, nëse do bëhet, Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet në kuadër të marrëveshjes së përgjithshme në dialog me Serbinë, me njohjen reciproke në qendër.
Krasniqi tha se PDK gjithmonë ka pasur qëndrim konsistent në raport me dialogun Kosovë-Serbi, derisa ky qendrim shtoi se konsiston nga pesë pika bazë.
“Ne besojmë që si shtylla qëndrore të një marrëveshjeje finale, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht obligative për Kosovën dhe Serbinë, duhet të jetë para së gjithash, ruajtja e karakterit unitar të Republikës së Kosovës, në kuadër të rregullimit aktual kushtetues, më pas njohja nga pesë shtetet anëtare të BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën. Si pikë e tretë, fillimi i procesit të anëtarësimit në NATO në partneritetin për paqe, si hap të parë dhe katër, marrja e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe padyshim e pesta, si më e rëndësishmja njohja e ndërsjellë”, deklaroi Krasniqi në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Sipas liderit opozitar, një marrëveshje pa njohje reciproke nuk ofron stabilitet për Kosovën.
Ndër të tjera, Memli Krasniqi kritikoi kryeministrin Kurti për raportet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për të, Kurti ka një kauzë false në raport me themelimin e Asociacionit, e cila filloi sa ishte në opozitë.

Të tjera
-
Albulena Haxhiu: Kjo situatë po ndodh, sepse opozita po ka inate
Pas dështimit të 25-të radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kandid...
-
Çitaku: Ekonomia e vendit dhe familjet po rrezikohen, ndërkohë LVV e mban të bllokuar Kuvendin
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se ndërkohë q...
-
I bien votat LVV-së për kryeparlamentarin: Vetëm 51 vota për – një deputet kundër, pa abstenime
Në dështimin e 25-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, u vu re...
-
25 dështime – Kosova 5 muaj në bllokadë parlamentare pas zgjedhjeve
Për të 25-tën herë me radhë ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit...
-
Deliu Kodra: S’pres epilog tjetër sot, vendimi i Kushtetueses do të jetë një masë lehtësuese
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra tha para vazhd...
-
Presidentja pret delegacionet ndërkombëtare, nis punën Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur delegacionet ndë...
-
Apeli kthen në rigjykim rastin për vr*asjen në qendër të Prishtinës: Elementi i dashjes, kontradiktor me arsyetimin
Gjykata e Apelit e ka kthyer sërish në rigjykim rastin e vrasjes së N.S., në ...
-
Lutfi Haziri: Një marrëveshje politike është përtej urgjencës, Kosova në krizë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka bërë thirrj...
-
Peci thotë se ka pasur takim VV-Nisma para disa ditëve: E shohim si partner eventual
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është deklaruar për mediat para f...
-
Bogujevci: Kam pasur luftë me Serbinë shumë kohë para se të hyja në politikë
Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, sërish reagoi ndaj disa vlerësi...
-
Raporti për aksidentin ku vdiq djali i biznismenit Curri
Amir Osmani, djali i biznesmenit Ismet Osmani vdiq në një aksident trafiku me...
-
Rafuna paralajmëron se nuk do t’i ndalin protestat: Bizneset nuk munden me përballu faturën 300 për qind
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka paralajmëruar se prot...