Lajme

Krasniqi në 53 vjetorin e UP-së: Studentët s’po shohin të ardhme në Kosovë, shkak mungesa e vizionit qeverisës

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 15 February 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në 53-vjetorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina’’, ka thënë se që nga themelimi, ky institucion arsimor i lartë, u kthye në kështjellë të dijes e rezistencës, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se historikisht në të, studentë e profesorë së bashku, artikuluan aspirata kombëtare dhe drejt rrugës së lirisë.

“Sot festojmë 53-vjetorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, institucionit që formësoi identitetin kombëtar, shtroi rrugën akademike dhe zgjoi shpirtin liridashës të qytetarëve të Kosovës. UP-ja, që nga themelimi, u kthye në kështjellë të dijes e rezistencës, nga ku, historikisht, studentë e profesorë së bashku, artikuluan aspiratat tona kombëtare dhe projektuan rrugën e lirisë. Kur jemi vetëm dy ditë larg nga festimi i 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shprehim mirënjohjen e madhe për të gjitha gjeneratat e profesorëve, asistentëve, studentëve dhe stafit tjetër përbërës të UP-së, për kontributin e çmueshëm drejt përmbushjes së këtij ideali”, ka shkruar Krasniqi.

-Advertisement-

Megjithatë i pari i PDK-së, ka shprehur kritika ndaj qeverisë për mungesë vizioni, në trajtimin e studentëve për mundësi të kufizuara të punësimit.

“Fatkeqësisht, sot, shumë studentë të jashtëzakonshëm nuk po e shohin të ardhmen në Kosovë. Shkaqet tashmë janë të mirënjohura: mundësitë e kufizuara të punësimit, humbja e shpresës dhe mungesa e vizionit qeverisës. Prandaj, nëse ekziston sot një prioritet për të cilin duhet të përkushtohemi të gjithë – padyshim është rikthimi i besimit tek të rinjtë për të ndërtuar një të ardhme të sigurtë dhe të mirëfilltë në vendin tonë”, ka thënë tutje Krasniqi./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera