Krasniqi: MBPZHR-ja 3 milionë euro për zhvillimin e sektorit të mjedrës

Autori: Gazeta inFokus
14:09 | 06 December 2018
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural së bashku me USAID-in do të vazhdojnë mbështetjen e sektorit të mjedrës në vend, me qëllim të zhvillimit të këtij sektori në një industri të qëndrueshme, duke e bërë atë konkurrues në vend dhe rajon.
Kështu është thënë sot në konferencën e tretë të mjedrës “Të arriturat dhe sfidat e sektorit të mjedrës gjatë vitit 2018”, e cila është mbajtur në Prishtinë dhe është organizuar nga Shoqata Nacionale “Mjedra e Kosovës” dhe është mbështetur nga USAID-i, Caritasi Zviceran në Kosovë dhe GIZ-i. Gjatë kësaj konference janë paraqitur sfidat e prodhuesve të mjedrës në Kosovë gjatë këtij viti, e të cilat sipas pjesëmarrësve po synojnë t’i tejkalojnë përmes përvojave dhe praktikave të marra nga ekspertët e huaj të kësaj fushe.
Me këtë rast, në fjalimin e tij, zëvendësministri i MBPZHR-së, Mevludin Krasniqi, ka thënë se ministria gjatë viteve të fundit ka ofruar mbështetje të madhe financiare për kultivuesit e pemëve të imëta dhe bimët mjekësore aromatike. “Në politikat dhe strategjitë zhvillimore të MBPZHR-së pemëtarinë e shohim si potencial të rëndësishëm në bujqësinë kosovare, por edhe si sektorë me përparësi krahasuese, andaj MBPZHR ka ndihmuar zhvillimin e sektorit të pemëve me dhënien e granteve nga viti 2010 në vlerë prej 152,083.78 euro, ndërsa në vitin 2017 ministria ka ndarë një buxhet prej 14,500,000.00 euro. E krahas kësaj, që nga viti 2015 përmes pagesave direkte kemi mbështetur fermerët me nga 400 euro për hektarë”, ka treguar zëvendësministri Krasniqi. Ai po ashtu ka treguar se gjatë këtij viti, MBPZHR-ja dhe USAID-i së bashku janë duke e bashkë financuar projektin për pemët e imëta në Kosovë, ku për këtë projekt ministria ka ndarë një buxhet prej 3 milionë euro,ndërsa USAID-i 4,2 milionë dollar amerikan.
Ndërsa, drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, ka thënë se gjendja në sektorin e mjedrës, ndër vite ka ndryshuar për të mirë falë punës së fermerëve dhe falë mbështetjes që po e japin për zhvillimin e këtij sektori. “USAID-i ka mbështetur lidhjet mes fermerëve dhe tregtarëve dhe shitësve me pakicë, eksportuesve, pra e kemi pasur parasysh këtë zinxhir të vlerave. Gjithashtu kemi ndihmuar fermerët që të certifikohen dhe kjo ua ka rritur potencialin për t’i eksportuar produktet e tyre”, ka thënë Magno.
Kryetari i shoqatës “Mjedra e Kosovës”, Sami Uka, ka treguar se ky vit ka qenë mjaft sfidues për kultivuesit e mjedrës, por ka theksuar se e njëjta ka ndodhur edhe në vendet e rajonit. Për të tejkaluar këto sfida, ai ka treguar se në këtë konferencë kanë të ftuar edhe ekspert të kësaj fushe nga vendet e rajonit e më gjerë, të cilat sipas tij do të tregojnë për praktikat dhe përvojat më të mira, për tejkalimin e krizave, të cilat mund të shfaqen në sektorin e mjedrës edhe në të ardhmen.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i ftohtë dimëror, me vranësira e in...
-
Rezultatet më të fundit të kandidatëve të PDK’së kush është në top 20 dhe sa vota ka marrë secili
Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosov...
-
Publikohet lista, kandidatët më të votuar të LDK’së nga 60% e vendvotimeve të numëruara
Derisa procesi i numërimit të votave po vazhdon, është publikuar edhe lis...
-
“Të mos biem në grackën e rusëve”, Kallas flet me Sekretarin Rubio pas bisedimeve ShBA-Rusi për Ukrainën
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka njoftuar se ka zhvil...
-
Pengimi i numërimit të votave, Krasniqi: Nuk e kemi një sistem të mbrojtjes kibernetike
Eksperti i anti-terrorizmit, Kolë Krasniqi, tha se Kosova nuk e ka një sistem...
-
Vatikani: Papa po vuan nga pneumonia e dyfishtë
Papa Françesku, që është shtruar në spital javën e kaluar, po vuan nga pn...
-
Sorensen takon Bajramin – Ambasadori flet për normalizim me Serbinë me njohjen në qendër, Emisari përmend veç normalizimin
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është...
-
Përfundimtare: Qe lista e plotë e votave të kandidatëve të PDK-së në Skenderaj, kush (s’)u votua?
Ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Komunën e Sken...
-
Rreth 80% të votave të numëruara, këta janë kandidatët e PDK-së që kanë siguruar ulëse në Kuvend
Pas numërimit të rreth 80 përqind të votave, PDK ka përditësuar listën me ren...
-
Prishtinë, arrestohet i dyshuari për 7 raste të grabitjeve dhe tentim grabitjeve të armatosura
Sot nga Hetuesit policor të Kryeqytetit është arrestuar një person i dyshuar...
-
Takimi SHBA-Rusi, BE-ja reagon pas përjashtimit: Jo negociata pa ne dhe Ukrainën!
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kërkuan që Evropa “të dyfishojë përpjekjet” ...
-
Presidenti i Finlandës uron Pavarësinë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit në çështjet aktuale të politikës së jashtme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një urim nga Pr...