Lajme

Krasniqi: Kurti ka pranuar Asociacionin, po bën lojë me opinionin publik

Autori: Gazeta inFokus 19:42 | 03 March 2023

Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Frashër Krasniqi në Tëvë1 tha se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, kryeministri ende nuk ka negociuar për datat e që pritet të negociojë.

“Nuk e di a do të ketë firmosje saktësisht në fund të muajit mars, mirëpo unë çka e di që patjetër do të ketë firmosje. Nuk ka kuptim me hy në këtë proces me thonë e pranojë marrëveshjen dhe mos me vendos firmën në fund. Çka është kryesorja është që Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin. Çka nuk ka negociuar Kurti ende e që pritet të negociojnë janë datat”, tha ai.

-Advertisement-

Po ashtu, Krasniqi tha se Kurti po bën lojë me opinionin publik dhe se sipas tij, çdo herë ka më pak kërkesë për njohje.

“Ai e ka pranuar marrëveshjen. Ai po do të thotë që Serbia nuk e ka pranuar marrëveshjen, kështu që kjo është e mirë për Kosovën. Këtë ia mundësoi Vuçiqi që kur ta pranojë Serbia të thonë a po e shihni që u dorëzua Serbia, e pranoi marrëveshjen dhe kjo është një fitore. Kjo është lojë me opinionin publik. Çdo herë e më pak ka kërkesë për njohje, çdo herë e më zbehtë është kërkesa për njohje. Ky është problemi dhe kjo po ndodh jo vetëm për shkak të fajit vendor, por edhe për shkak që po ndërrojnë rrethanat gjeopolitike”, përfundoi Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera