Lajme

Krasniqi i drejtohet Kurtit: Thojshit erdhi dita, dita shkoi. Çu puno najsen

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 29 September 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka replikuar me kryeministrin, Albin Kurti, shkruan Gazeta Infokus.

Ai i ka përmendur Kurtit sloganin e Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit, ku thuhej “Erdhi dita”, duke i thënë se dita shkoi, e erdhi nata.

Krasniqi, madje e ftoi Kurtin të punojë.

-Advertisement-

“Thojshit erdhi dita. Dita shkoj, Kryeministër. Mramja është duke ardhë. Ju ende nuk e keni filluar punën. Çu puno najsen. Dije që ora katër pasdite është, e ju ende asgjë nuk keni bërë”, ka thënë Krasniqi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera