Lajme

KQZ: Numrohen 56.27 % të vendvotimeve – Këto janë rezultatët

Autori: Gazeta inFokus 00:23 | 12 June 2017

Sipas rezultateve të fundit nga Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për 56.27 % të vendvotimeve të numruara, vazhdon të pri koalicioni PAN, e dyta është koalicioni LAA dhe e treta Levizja Vetëvendosje.

Koalicioni, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën, Partia e Drejtësisë, Lëvizja për Bashkim, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, Partia Konservatore e Kosovës, Alternativa Demokratike e Kosovës, Republikanët e Kosovës, Partia e Ballit, Partia Socialdemokrate, Balli Kombëtar i Kosovës, kanë ka 36.19%.

Ose në vota kanë marrë 133,438 nga 55 % të vendvotimeve të numruara. Kurse, koalicioni LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS dhe ALEANCA KOSOVA E RE me Alternativën janë e dyta deri në rezultatët e fundit me 24.90 apo 91.797 vota nga votat e numruara deri me tani.

-Advertisement-

Levizja Vetëvendosje ka marrë 23.22 %, ose 85,622 vota nga totali i numruar deri me tani.

Portali INFOKUSI në vazhdimësi do ju njofton me rezultatet preliminare nga numrimi i votave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera