Lajme

KQZ ndau mbi 4 milionë euro për partitë politike, gjysma e tyre për LVV-në

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 19 January 2023

Në mbledhjen e mbajtur të enjten, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë mbi 4 milionë euro për partitë politike në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Nga këto mjete përfituan 15 subjekte politike në vend.

Partisë më të madhe në vend, Lëvizjes Vetëvendosje iu ndanë 2 milionë e 30 mijë euro, e cila ka edhe numrin më të madh të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, gjithsej 58.

-Advertisement-

Nga këto 2 milionë euro, 1 milionë e 827 mijë janë ndarë për subjektin politik, derisa 230 mijë janë ndarë për shpenzimet e deputetëve.

Këto mjete janë ndarë për periudhën 1 janar – 31 dhjetor të vitit 2023.

“KQZ-ja mori vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2023”, thuhet në komunikatën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjithashtu, në mbledhje KQZ-ja mori vendim për miratimin e planit për informim publik për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera